LAJMI I FUNDIT:

Pas 18 vjetësh, në Domaj të Kukësit zhvarrosen eshtrat e kosovarit të panjohur – të vrarë nga serbët (Video)

Pas 18 vjetësh, në Domaj të Kukësit zhvarrosen eshtrat e kosovarit të panjohur – të vrarë nga serbët (Video)

Në një fshat të Kukësit, autoritetet kosovare, të hënën, tek pas 18 vjetësh zhvarrosën eshtrat e një kosovari të vrarë nga paramilitarët serb.

Eshtrat e kosovarit identiteti i të cilit nuk dihet ende, u varrosën në fshatin Domaj saktësisht në vitin 1999 pasi liqeni që ndan Kosovën me Shqipërinë e solli atë për t`u gjetur i pajetë e me plagë në trup, njofton Klan Kosova.

Mësohet se kosovari në vitin 1999 mësyu rrugën për në Kukës, bashkë me mijëra kosovarë për t’i shpëtuar regjimit serb, por nuk kishte arritur të shpëtonte.


Ndërkohë KMDLNj e Prizrenit në një reagim të saj thotë se autoritetet kosovare dhe ato shqiptare më 2009, janë njoftuar për këtë ngjarje por ky rast është neglizhuar shumë.

Tutje KMDLNj thotë se ky veprim është për t’u kritikuar madje ashpër pasi ende me të tillë ritëm nëse vazhdohet familjarët që presin të zhdukurit e tyre mund të mbesin për shumë vite në ankth.

”Përkundër faktit që KMDLNJ ka njoftuar për rastin, e që më pas raportoi edhe Klan Kosova, rasti është bërë i ditur për autoritetet kosovare dhe shqiptare më 2009, para tetë vjetësh, rasti është neglizhuar shumë, sa që është për tu kritikuar dhe atë ashpër, ngase nëse vazhdojmë me këtë ritëm, mbetet që familjarët të presin edhe shume vite në ankth” thuhet në kumtesën e KMDLNj-së.

Ndërkohë 4 vjet më parë, ishte raportuar për kosovarin e vrarë ngas paramilitarët serbë në 1999, e cili mbeti i varrosur tash e sa vjet në Shqipëri pasi autoritetet e vendit nuk kishin bërë asgjë në drejtim të këtij rasti.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori