LAJMI I FUNDIT:

A ishte i rastësishëm takimi i presidentit Thaçi me senatorin Doll

A ishte i rastësishëm takimi i presidentit Thaçi me senatorin Doll

Vetëm pak orë pasi senatori amerikan dhe miku i madh i Kosovës, Bob Doll përfundoi takimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, e emëroi atë si zëvendësshef të ekipit të tij.

Por, a është i rastësishëm takimi Thaçi-Doll pikërisht në ditën kur Trump mori këtë vendim.Duket se Thaçi vizitën e tij në SHBA është duke shfrytëzuar fillimisht për takimet me demokratë për të falënderuar për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës.


Së dyti për të takuar republikanët për të siguruar mbështetjen e presidentit të ri Tump në katër vjetët e ardhshme.Pas takimit që ka pas me Doll, presidenti Thaçi ka theksuar se nuk ka nevojë për shqetësim, sa i takon ndërrimit të administratës në Washington.

Në një intervistë për InfoBox të RTV Dukagjinit, ai ka thënë se Kosova, do të vazhdojë të jetë në fokusin e presidentit të ri amerikan.

“SHBA-të do ta mbështesin Kosovën. Edhe administrata e re e presidentit Trump, do ta mbështesë paqen dhe stabilitetin në rajon, do t’i mbështesin vlerat që ne përfaqësojmë, vizionin tonë euroatlantik dhe në këtë drejtim, kam besim të plotë edhe nga kontaktet që kam zhvilluar me njerëzit e mundshëm që do të jenë në administratën e re të presidentit Trump, ku Kosova do të jetë në fokus të interesimit të administratës së presidentit Trump”, tha Thaçi.

Presidenti thotë se ka shumë miq që do të jenë të afërt në administratën e presidentit Donald Trump, të cilët do ti takoj gjatë qëndrimit të tij disaditorë në Washington.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori