Ishte mbyllur shkaku i borës, rihapet rruga Pejë - Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve, me kusht që të jenë të pajisura me goma dimërore.
Sipas informacionit të marrë nga zyrtarët e Malit të Zi, qarkullimi në këtë segment rrugor është i mundur për të gjitha automjetet, duke respektuar masat e nevojshme për sigurinë dimërore.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë kalimit në këtë rrugë.
Nga
Telegrafi
59 minutes ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































