"Jam shumë e lumtur që ta kem këtu me mua, dhe të jem në gjendje ta përqafojë përsëri. Perëndia ka bërë një mrekulli", tha Margarita Rivera, raportojnë mediat gjermane.

Sipas Komisionit Kombëtar të Kërkimeve, José Rubén ishte rrëmbyer në maj të vitit 1982 në moshën tre vjeçare, në një operacion ushtarak në Departamentin e San Vicente.


Familja nuk kishte ndaluar së kërkuari njeriun e tyre të humbur. Ajo madje e kishte paditur shtetin e El Salvadorit në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Kosta Rika, transmeton Telegrafi.

Tribunali ka iniciuar një proces në vitin 2011, duke urdhëruar kërkimin dhe lokalizimin e José Ruben dhe pesë fëmijëve të tjerë të zhdukur. Pas shumë kërkimesh, u nxorr në pah fakti se ai ishte adoptuar nga një familje. Ai tani jeton në SHBA dhe ka një djalë.

Nga viti 1980 deri më 1991 kishte luftë civile në El Salvador. Rebelët luftuan kundër juntës ushtarake dhe skuadrave të tyre të vdekjes. Gjatë kësaj kohe, shumë fëmijë janë rrëmbyer në vendet e Amerikës Qendrore.

Se sa shumë raste të tilla kanë ndodhur, megjithatë është e pa qartë. Deri më sot, forcat e armatosura kanë refuzuar të hapin arkivat e tyre. E rebelët ndoshta asnjëherë nuk kanë mbajtur shënime. /Telegrafi/

salvador1

salvador2