“Lordi” shqiptar i drogës, i dënuar për drejtimin e një fabrike kanabisi, nuk do të dëbohet nga Mbretëria e Bashkuar pasi gjykatësit vendosën se kjo do t’i hiqte vajzës së tij mundësinë që të rritej me një figurë atërore.
Xhoni Leka, mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht në vitin 2013 dhe iu refuzua vazhdimisht qëndrimi përpara se të kapej në posedim të drogave të klasit B me qëllim furnizimi në vitin 2020.
Sipas The Times, Home Office i caktoi një urdhër dëbimi, por ai apeloi me sukses duke pretenduar se kjo do të shkelte të drejtat e tij sipas nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, KEDNJ i cili mbron të drejtën e një individi për një jetë familjare.
Një gjykatë imigracioni anuloi vendimin e Home Office për të dëbuar Xhoni Lekën pasi vendosi se do të ishte “tepër e ashpër” ndaj vajzës së tij, 4-vjeçare.
Gjyqtarët Fiona Lindsley dhe Mark Symes arritën në përfundimin se Leka kishte një “marrëdhënie veçanërisht të ngushtë” me vajzën e tij dhe se “roli qendror që ai luan në sigurimin mbështetjes financiare dhe emocionale si dhe një shtëpi të qëndrueshme dhe të dashur për vajzën mjafton për të mos e dëbuar”.
Dëbimi përsëri në atdheun e tij në Shqipëri do t’i shkaktonte vajzës së tij “dëm serioz” dhe detyrimi i saj për t’u bashkuar me të do t’i hiqte asaj të drejtën për të jetuar në MB, ku lindi.
Gjykatësit arritën gjithashtu në përfundimin se gruaja e Lekës, një shtetase çeke, do të kishte vështirësi të jetonte në Shqipëri pasi nuk e fliste gjuhën dhe do t’i mungonin anëtarët e familjes për ta ndihmuar tw integrohet në Shqipëri.
Zyra e Brendshme e çoi çështjen për të apeluar, por Dhoma e Imigracionit dhe Azilit të Gjykatës së Lartë ra dakord që dëbimi i Lekës do të shkelte të drejtat e tij të nenit 8 të KEDNJ-së, të cilat tejkalonin interesin publik për dëbimin e tij.
Departamenti kishte argumentuar se nuk kishte prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimin se vajza do të përballej me dëmtime serioze, duke theksuar se nuk kishte prova nga një punonjës social i pavarur, shërbime sociale ose një psikolog. Zyra e Brendshme theksoi gjithashtu se kishte “shumë familje me një prind në Mbretërinë e Bashkuar, kështu që nuk mund të supozohet të jetë një ashpërsi e panevojshme”. Avokatët argumentuan se vajza ishte në një “moshë të adaptueshme dhe shtetësia e saj britanike nuk po përdorej për përfitime, transmeton TCH.
Kishte gjithashtu prova se gruaja kishte miq që e ndihmuan gjatë kohës që Leka ishte në burg dhe do të kishte gjithashtu ndihmë nga autoritetet vendore. Doli gjithashtu se vajza kishte dy kushërinj që jetonin në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët ishin të afërt me familjen.
Leka u dënua me 40 muaj burg në shtator të vitit 2020, pasi u kap nga policia me bashkëpunëtorin e tij Gjergji Braculla, duke drejtuar një fermë kanabisi të mbushur me 1300 bimë në Whitehaven, Cumbria.
Konservatorët thanë se rasti ekspozoi nevojën për t’u larguar krejtësisht nga GJEDNJ.
Chris Philp, sekretari i brendshëm, tha se: “Tregtarët e drogës nuk janë model. Ky është një tjetër vendim absurd i gjyqtarëve të butë dhe naivë të emigracionit. Më ka ardhur në majë të hundës që ligjet e GJEDNJ-së dhe të drejtave të njeriut të keqpërdoren nga kriminelët e huaj që lejohen të qëndrojnë në këtë vend kur duhet të dëbohen”.
“Mijëra kriminelë të rrezikshëm të huaj janë lejuar të qëndrojnë për shkak të ligjeve të dobëta të të drejtave të njeriut duke e ekspozuar publikun britanik ndaj rrezikut. Kjo çmenduri duhet të marrë fund dhe nevojiten reforma themelore të ligjeve për të drejtat e njeriut”, shtoi Philp.
Ky është i fundit në një varg rastesh të gjykatës së imigracionit ku të dënuarit kanë shmangur dëbimin duke përdorur të drejtat e GJEDNJ.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Siguria në Kosovë – ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

LSDM: Nuk mund të ketë para për luksin e qeverisë, e të mos ketë për pagë minimale për punëtorët

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi