Juria federale e SHBA-së urdhëroi që Eddie Bolden nga Chicago të paguhej më shumë se 25 milionë dollarë sepse kaloi 22 vjet në burg për një krim që nuk e kreu.
Bolden nuk u lirua nga burgu deri në vitin 2016, megjithëse ai pretendonte me këmbëngulje pafajësinë e tij.
Eddie Bolden u dënua për dy vrasje në vitin 1994. Në padi, detektivët janë fokusuar tek ai si i dyshuar dhe kanë shpërfillur deklaratat e dëshmitarëve të cilët kanë thënë se ai ndodhej në lokalin përballë të cilit ndodhi vrasja.
“Ky verdikt është lirimi i plotë i Eddie Bolden”, tha avokati i tij, Ronald Safer në një deklaratë për CBS News. Qyteti duhet t’i paguajë kompensim Bolden, sipas AP.
Juristët urdhëruan gjithashtu dy detektivë policie që t’i paguanin Bolden 100 mijë dollarë.
Irving Clayton dhe Derrick Fraser u vranë më 29 janar 1994 dhe veturës në të cilën ndodheshin iu vu zjarri. Disa dëshmitarë pohuan se Bolden ishte në një restorant peshku në kohën e të shtënave, sipas CBS Chicago. Por vëllai i njërës prej viktimave, i cili gjithashtu u plagos nga të shtënat, e identifikoi Bolden në stacionin e policisë si vrasës.
Bolden u dënua me burgim të përjetshëm, por ai u deklarua i pafajshëm për një kohë të gjatë. Gjykata e Apelit në Illinois vendosi në vitin 2014 që Bolden tregoi se avokati i tij ishte joefektiv në gjyq duke mos thirrur dëshmitarët që e panë në restorant. Gjykatësi fillimisht urdhëroi një gjyq të ri, por në vitin 2016, Zyra e Prokurorit të Qarkut Cook e pushoi çështjen dhe Bolden u la i lirë.
Departamenti Ligjor i Chicagos tha se ishte “duke rishikuar vendimin dhe duke vlerësuar mundësitë ligjore”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë