LAJMI I FUNDIT:

“Isha udhëzuar nga shërbimet sekrete”, mjeti që përdorën rusët për të hyrë në uzinën në Gramsh dhe sulmi ndaj ushtarëve në uzinën e armëve në Shqipëri – përmbledhje e ngjarjes 

“Isha udhëzuar nga shërbimet sekrete”, mjeti që përdorën rusët për të hyrë në uzinën në Gramsh dhe sulmi ndaj ushtarëve në uzinën e armëve në Shqipëri – përmbledhje e ngjarjes 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 20 gusht në Uzinën e Çekinit të Gramshit (ish-uzina mekanike e Armëve), ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas kanë sulmuar me sprej neuro-paralizues dy ushtarë shqiptarë.

Ushtarët e plagosur janë transferuar për shërim në Spitalin e Tiranës, ndërkaq shtetasi rus që u konfrontua me dy efektivët e Forcat e Armatosura të Shqipërisë në uzinën ushtarake të Çekinit në Gramsh ka pranuar se ishte udhëzuar nga shërbimi i brendshëm rus për të fotografuar uzina dhe objekte ushtarake në Ballkan.


Kronologji e ngjarjes:

Dy shtetas rusë dhe një ukrainas rreth orës 17:40 të 20 gushtit kanë sulmuar me spray neuroparalizues dy ushtarët shqiptarë në Uzinën e Çekinit të Gramshit (ish-uzina mekanike e Armëve)

Dy prej të plagosurve janë identifikuar si Aldo Bici dhe Ardian Caka, ndërsa janë në Spitalin e Tiranës për shërim.

Prokuroria thotë se rusët ishin duke bërë foto dhe tentuan të hyjnë në perimetrin e uzinës.

Ngjarja e Gramshit, rusi pohon: Isha udhëzuar nga shërbimet sekrete
Lexo po ashtu Ngjarja e Gramshit, rusi pohon: Isha udhëzuar nga shërbimet sekrete

Në uzinën mekanike të armëve në Gramsh nuk prodhohen armë prej vitit 1993. Me pas pati vetëm montime dhe rregullime të armëve deri në vitin 2004.

Në këtë uzinë më vonë nisi procesi i demontimit të armëve i cili ka zgjatur deri para një viti.

Zonë ushtarake në Shqipëri

Gjithsesi uzina ka armatime të ushtrisë brenda saj. Është objekt i rëndësisë së veçantë që ruhet nga ushtria shqiptare.

Policia në Shqipëri jep detaje për sulmin e shtetasve rus ndaj dy ushtarëve në uzinën e armëve në Gramsh

Policia shqiptare ka dhënë informacione shtesë për sulmin e shtetasve rus ndaj dy ushtarëve shqiptarë në Uzinën Ushtarake në Gramsh.

Policia ka njoftuar se në afërsi të rrethimit të uzinës është konstatuar një shtetas i paidentifikuar me aparat fotografik në dorë, i cili ka tentuar të fotografojë ambientet e zonës ushtarake.

“Në momentin që dy ushtarakët që ruanin objektin, e kanë pikasur dhe i janë afruar ta ndalojnë dhe ta kapin, shtetasi i huaj iu është kundërpërgjigjur me sprej neuroparalizues, por dy ushtarakët që ruanin uzinën kanë bërë të mundur neutralizimin e tij.

Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç, në ambientet e Komisariatit të Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme.

Policia në Shqipëri jep detaje për sulmin e shtetasve rus ndaj dy ushtarëve në uzinën e armëve në Gramsh
Lexo po ashtu Policia në Shqipëri jep detaje për sulmin e shtetasve rus ndaj dy ushtarëve në uzinën e armëve në Gramsh

Gjithashtu, shërbimet e Policisë nga veprimet paraprake hetimore kanë marrë informacion se ky shtetas ishte shoqëruar edhe nga dy shtetas të tjerë dhe menjëherë kanë ngritur pika kontrolli dhe kanë  kontrolluar zonën.

Mjeti që përdorën rusët për të hyrë në uzinën në Gramsh

Euronews Albania ka siguruar foton e makinës që dyshohet se kanë përdorur dy shtetasit rusë dhe shtetasja ukrainase për t’u afruar pranë uzinës ushtarake.

Siç shihet, automjeti është i regjistruar me targa ukrainase “AX 6200 IP”. Në makinën e rusëve është gjetur sprej paralizues dhe aparat fotografik.

Incidenti në Uzinën e Gramshit, ka ndodhur rreth orës 17:40 pasi roja ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit.

Menjëherë ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi.

Pavarësisht thirrjes së rojës dhe përgjegjësit të ruajtjes së Uzinës, personi ka tentuar të largohet, por falë reagimit të shpejtë të dy efektivëve është bërë ndalimi i tij.

Në këtë moment personi është kundërpërgjigjur duke përdoruar sprey neuro-paralizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij.

Automjeti është i regjistruar me targa ukrainase “AX 6200 IP”

Menjëherë pas njoftimit policia ka bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç.

Ndërkaq janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës, një femër dhe një mashkull që shoqëronin këtë shtetas.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25 vjeç.

Ngjarja e Gramshit, rusi pohon: Isha udhëzuar nga shërbimet sekrete

Shtetasi rus që u konfrontua me dy efektivët e Forcat e Armatosura të Shqipërisë në uzinën ushtarake të Cekinit në Gramsh ka pranuar se ishte udhëzuar nga shërbimi i brendshëm rus për të fotografuar uzina dhe objekte ushtarake në Ballkan.

Rusi 24-vjeçar Mikhail Zorin ka treguar se kishte hyre me biçikletë në vendin tonë, ku ishte takuar më pas me dy të tjerët. “Nuk jam paguar për këtë detyrë dhe nuk më kanë premtuar para”, është shprehur.

Me shumë gjasë ai bën pjesë në kontingjentin që shërbimi i brendshëm rus i përgatit duke u dhënë detyra të lehta për të kryer dhe më pas, personi që tregon më tepër zotësi vijon karrierën, ndërkohë që të tjerët “eliminohen” rrugës, si në rastin konkret.

Deri më tani, sipas burimeve, A2CNN thotë se nuk ka pasur asnjë interesim nga ambasada ruse. Dy shtetasit rusë Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofoeva si dhe një ukrainas të kapur në uzinën ushtarake të Çekinit në Gramsh, do të hetohen për spiunazh nga Prokuroria e Elbasanit.

Kjo e fundit, në bazë të materialeve të referuara nga policia, ka nisur procedimin penal ndaj tyre për akuzat e goditjes për shkak të detyrës, dhënia e informatave sekrete dhe sigurimi i informatave, vepra penale këto të kryera në bashkëpunim.

Më 20 gusht tre personat e arrestuar, pasi kishin tentuar të hynin në uzinën ushtarake të Gramshit, ishin përballur duke i lënduar edhe dy efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ngjarja e së shtunës në uzinën e armëve në Gramsh ka marrë edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Express.co.uk , një media britanike, i ka kushtuar hapësirë ngjarjes së ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh, raporton RTSH.

Ajo e përshkuan këtë ngjarje si një histori spiunazhi dhe dështim të kreu të Kremlinit.

Shkrimi

Putin ka pësuar poshtërim të mëtejshëm, pasi tre spiunë rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në një fabrikë armësh shqiptare. Ngjarja ndodhi të shtunën në qytetin e Gramshit, ku ndodhet një bazë ushtarake dhe një fabrikë armësh.

Fabrika e Gramshit përdoret për të çmontuar armët e vjetra, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Dy rusë dhe një ukrainas u kapën nga personeli i sigurisë, teksa po tentonin të hynin në ambiente. Një nga të dyshuarit dyshohet se sulmoi rojet me një spraj paralizues, ndërsa përpiqej të bënte fotografi. Dy nga efektivët e sigurisë u plagosën nga sulmi dhe u dërguan në spital, ku gjendja e tyre cilësohet si e qëndrueshme.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë në një deklaratë për mediat tha se: “Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase, kanë tentuar të hyjnë në fabrikë. Menjëherë kanë reaguar oficerët që ruanin impiantin. Gjatë përpjekjeve për ndalimin e tre shtetasve të huaj kanë mbetur të plagosur dy ushtarë tanë. Në përpjekje për t’i shpëtuar kontrollit, një nga shtetasit rus, i identifikuar me inicialet M.Z., 24 vjeç, përdori sprej neuro-paralizues mbi dy rojet e sigurisë”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rami, tha se tre personat ishin “të dyshuar për spiunazh”. Ai vlerësoi rojet e fabrikës për veprimet e tyre, duke postuar në Tëitter: “Çfarë krenarie për rojet ushtarake që neutralizuan tre individë të dyshuar për spiunazh. “Tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”.

Mediat në Shqipëri kanë mundur të identifikojnë dy nga spiunët rusë. Ato pretendojnë se gruaja ishte 33-vjeçarja Svetlana Timofeeva, ndërsa një nga burrat ishte njëzet e tre vjeçari Mikhail Zorin – të rusë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori