Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, ka thënë se ndalimi dhe lirimi i kriminelit Milan Radoiçiq ishte një skenar i mirë-menduar i Serbisë.
Në RTV Dukagjini Hoxha ka thënë se pasi institucionet e Kosovës e demonstruan mjaft mirë praninë e Radoiçiq në sulmin e organizuar terrorist në veri të Kosovës, Serbia orkestroi pranimin e fajësisë për Radoiçiqin.
“E orkestruan pranimin e fajësisë për dy arsye. E para për ta amnistuar Beogradin zyrtarë nga organizmi i aktit të tillë. E dyta për ta amnistuar Radojciqin, sepse po del që ai mund të jetë më i fuqishëm se Vuciqi. Pranimi fajësisë, ndalimi dhe lirimi, tregon se do t’i nënshtrohet disa procedurave formale. Kualifikimi i tij do jetë posedim i paligjshëm i armëve, që është akuzë qesharake. Pastaj e zhvendosin fokusin në Bosnjë që me një gurë t’i vrasin dy zogj.
“Besoj që për veprën e tillë minimum do jetë një vit, por do ketë dënim simbolik, për ta amnistua për vepra terroriste, për ta konsideruar si çështje të gjykuar, që shteti i Kosovës të mos ketë të drejtë ta gjykoj për veprat që realisht ai do të duhej gjykuar”, ka deklaruar Hoxha.
Që Serbia ta dorëzojë Millan Radoiçiqin dhe të përfshirët e tjerë të dyshuar në sulmin terrorist në Banjskë – ashtu siç bëjnë thirrje autoritetet e Kosovës – organet e drejtësisë duhet t’i kalojnë disa procedura, por edhe atëherë “gjasat janë të vogla”.
Krimineli Radoiçiq, do të mund të dorëzohej nëse Serbia do ta njihte Kosovën si shtet sovran dhe do të kishte marrëveshje ekstradimi me të.
Meqë ky nuk është rasti, fletarrestimi ndërkombëtar duhet të lëshohet përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK.
Radoiçiq u lirua të mërkurën nga Gjykata e Lartë e Serbisë, një ditë pasi u ndalua, nën dyshimet se ka kryer një sërë veprash – përfshirë trafikim armësh dhe krime kundër sigurisë së përgjithshme.
Atij iu ndalua, po ashtu, ardhja në Kosovë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit