Ish-ylli i Chelseat beson te suksesi i Unitedit me Mourinhon

261:"SYDNEY, AUSTRALIA - JUNE 02: Chelsea manager Jose Mourinho smiles as he watches on before kick off during the international friendly match between Sydney FC and Chelsea FC at ANZ Stadium on June 2, 2015 in Sydney, Australia. (Photo by Mark Kolbe/Getty Images) 12:"Getty Images
Ish-mbrojtësi i Chelseat, Ricardo Carvalho, beson te suksesi i Manchester Unitedit në krye me Jose Mourinhon.
Në një intervistë për Four Four Two, portugezi është i bindur se Jose do t’i sjellë Djajve të Kuq trofe gjatë kohës sa është ai në Old Trafford.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Man Utd
"Jam i bindur te suksesi i Jose Mourinhos te Manchester Unitedi. Nuk kam dyshime se ai mund t’ia risjellë trofetë Unitedit dhe se do t’i bëjë prapë kampionë”.
“Nuk e di nëse kjo do të ndodh në vitin e parë, të dytin a po të tretin, por Mourinho do t’i sjellë Unitedit tituj. Parashikimi im është në vitin e dytë”, ka thënë Carvalho.
Portugezi ka qenë pjesë e Chelseat për gjashtë sezone dhe ka fituar disa tituj me Blutë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/06/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































