Ish-sulmuesi i Paraguait zbulon se Ronaldinho është i pikëlluar me qëndrimin në burg - kërkon të ndihmohet në lirimin e tij

Nelson Cuevas ka shkuar ta takoj Ronaldinhon në burgun ku po qëndron në Paraguai.
Legjenda braziliane ishte futur në shtetin paraguaian së bashku me vëllain e tij me pasaporta false, duke u arrestuar në brigjet e detit.
Ish-sulmuesi i kombëtares së Paraguait ka zbuluar se Ronaldinho është i pikëlluar dhe dëshiron që të lirohet sa më shpejtë.
"Ai është i pikëlluar, shpresojmë ta nxjerrim sa më shpejtë nga aty", ka thënë Cuevas.
"Është i pikëlluar me situatën. Avokatët e tij po merren me çështjen. Shpresoj që ai të largohet më shpejtë nga aty", ka shtuar më tej ish-lojtari.
Ronaldinho thuhet se ka ofruar 1.5 milionë euro për lirimin e tij, mirëpo ajo shumë po ia siguron vetëm largimin nga burgu, por jo edhe nga Paraguai. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/03/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































