LAJMI I FUNDIT:

Ish-shoferi i Konsullatës së Kosovës në SHBA dënohet me 9 vjet burgim për trafikim armësh dhe pastrim parash

Ish-shoferi i Konsullatës së Kosovës në SHBA dënohet me 9 vjet burgim për trafikim armësh dhe pastrim parash

Albert Veliu, ish-shoferi i Konsullatës së Kosovës në New York, është dënuar me 9 vjet burgim.

Veliu u dënua nga Gjykata Federale e Brooklyn të enjten, për trafikim me armë dhe pastrim parash.

Siç raporton New York Daily News, 37 vjeçari shqiptar ishte kapur në vitin 2017, pasi kishte organizuar shitjen e armëve AK-47, monicion si dhe shpëlarje parash, rreth 800 mijë dollarë amerikan.


Ai pasi doli para gjykatës tha se është penduar për veprimet e tij.

“Kam shumë turp. Është një vendim për të cilin do të pendohem për pjesën tjetër të ditëve të mia”, tha Veliu para gjykatës.

Sipas gjykatës Veliu mburrej se puna e tij në konsullatë dhe siguria e dobët e aeroportit i kishte dhënë hapësirë atij të bënte kontrabandë me lehtësi.

“Veliu lehtësoi skemën e pastrimit të parave, duke përfshirë edhe shkëmbimin e parave për kontrollet e supozuara ‘të pastra’ të mbështetura nga dokumentet false,” u tha gjatë procesit gjyqësor ndaj tij.

“Arrestimi, dhe dënimi i sotëm i Veliut shënojnë një fitore të rëndësishme për zbatimin e ligjit në ndërprerjen e një rrjeti ndërkombëtar të pastrimit të parave dhe trafikimit të armëve për kartelet e drogës në Meksikë”, tha avokati për Qarkun Lindor, Richard Donoghue./Telegrafi/

Artikullin e plotë mund ta lexoni në anglisht KËTU.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Kalo në kategori