Jens Stoltenberg, ish-sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake të NATO-s, është emëruar zyrtarisht si kreu i ri i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për politikën e sigurisë.
Ai pritet të marrë detyrën nga drejtori aktual Christoph Heusgen pas konferencës së radhës në shkurt, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Emërimi u raportua gjerësisht disa javë më parë dhe tashmë është konfirmuar zyrtarisht.
“Të gjithë jetën time politike ia kam kushtuar ruajtjes së paqes. Është një nder i madh për mua që të shërbej si kryetar i Konferencës së Sigurisë së Mynihut dhe të jap një kontribut në misionin e saj ‘paqe përmes dialogut'”, tha Stoltenberg në një deklaratë.
Ai u largua nga posti i tij si shefi i NATO-s në tetor pas 10 vitesh në këtë rol, gjatë të cilit ishte i ftuar i rregullt në konferencë.
Konferenca e Sigurisë së Mynihut u themelua në vitin 1963.
Çdo shkurt, krerët e shteteve dhe kryeministrat, ministra, ekspertë ushtarakë dhe përfaqësues të industrisë së armëve mblidhen në kryeqytetin bavarez në Gjermaninë jugore për të diskutuar çështjet e politikës së sigurisë.
“Me reputacionin e tij mbarëbotëror dhe përvojën e madhe, Jens do ta udhëheqë konferencën në një rol edhe më të rëndësishëm dhe global”, ka thënë Wolfgang Ischinger, presidenti i Këshillit të Fondacionit të trupit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Polonia dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme mbrojtjeje: "Siguria nuk ka çmim"

Për herë të parë, Musk ftohet nga drejtori i CIA-s për një takim

Trump kërcënon Rusinë me “tarifa dytësore” - çfarë do të thotë kjo?

Udhëheqësit e parlamentit nga 17 vende evropiane dhe BE mbërrijnë në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani