Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dr. Ibish Ahmeti, të shtunën, në Prizren, ka promovuar librin që i kushtohet bjeshkatarisë.
Libri “Mjekësia e Bjeshkatarisë”, sipas njoftimit nga promovimi, është një doracak për mbrojtjen e të gjithë bjeshkatarëve dhe atyre që duan të vizitojnë bjeshkët.
Ai shtjellon masat praktike dhe teorike për mbrojtje nëse dikush pëson gjatë lëvizjes në bjeshkë, raporton Telegrafi.
Libri, sipas njoftimit, sjellë shembuj praktik të shoqëruar me fotografi dhe skica origjinale dhe përfshin disa disciplina mjekësore.
Recensentët e librit kanë thënë se përmbajtja e tij është e mirëseardhur për të gjithë.
“Libri është i ilustruar me 50 fotografi të bukura të peizazheve të bjeshkëve tona. Si dhe e ka shoqëruar me disa skica, me disa fotografi që në rast të dëmtimit, lëndimi dhe pastaj ka të gjitha këshillat sepse organizmi është sikur makinat. Po e ngarkove shumë, e prish motorin dhe këtu muskulatura e ka njëfarë pragu të ngarkesave. Kështu që të gjitha detajet, të gjitha këshillat i ka dhënë në libër dr.Ibishi”, ka thënë dr. Hysni Daka, recensent i parë i këtij libri.
Ngjashëm është shprehur edhe recensenti tjetër i librit.
“Unë jam shumë i sigurt që ky shekull është shekull i shqiptarëve në çdo aspekt. Edhe në bjeshkatari ka me qenë shekull i shqiptarëve. Për të qenë në atë nivel, ne duhet të përcjellim në shumë sfera përfshirë edhe shkencën e mjekësisë. Dhe normalisht për të pasur kuadro të forta duhen përgatitur përmes informacioneve dhe informacionet shkencore na i sjellin ekspertët e fushës”, ka deklaruar dr. Kujtim Shala, recensent i dytë.
Ky libër, sipas komunikatës, është mirëpritur edhe nga Federata e Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit.
“Iniciativa e doktor Ibishit është shumë e mirëpritur nga komuniteti i bjeshkatarëve. Është një nismë që për herë të parë ka filluar nga doktor Ibishi dhe konsideroj se do të vazhdoj nga doktori apo nga pasionant tjerë të bjeshkatarisë që janë profesionist të fushës. Më herët të gjithë ata që kanë pasur dëshirë të jenë të informuar me mjekësinë bjeshkatare, kanë shfrytëzuar artikuj në gjuhë të ndryshme, qoftë serbo-kroate, angleze apo çfarëdo gjuhe, tani e kanë rastin që ta shfrytëzojnë këtë libër, i cili është i kompletuar duke i sjellë përvojat e shkencëtarëve”, ka thënë para të pranishmëve, Arianit Nikqi, kryetar i kësaj federate.
Redaktori i librit, Arben Veselaj, ka thënë se ka qenë i nderuar që ka pasur rastin të merret me librin “Mjekësia e Bjeshkatarisë”.
“Kur e kam marrë dorëshkrimin e këtij libri nga doktor Ibishi, jam ndjerë i nderuar, për shkak se doktor Ibishi për dallim nga shumë profesionistë tjerë të mjekësisë, ka një kulturë të lakmueshme të shkrimit, zotëron aftësi të konsiderueshme shprehësie në gjuhën shqipe dhe është kënaqësi të punosh me tekstet që i paraqet doktor Ibishi qoftë nga fusha e publicistikës, qoftë nga fusha e shkencës së mjekësisë”, ka thënë Veselaj.
Autori i këtij libri, Dr. Ibish Ahmeti ka shpjeguar se pse bjeshkataria ka rëndësi në shumë fusha, raporton Telegrafi.
“Bjeshkataria është edhe sport, është edhe kulturë edhe shëndet, por mbi të gjitha është atdhedashuri dhe atdhetarizëm. Unë mendoj se çdo banor, çdo shtetas i një vendi, i një shteti, duhet ta ndjejë për obligim ta mbroj vendin e vet, shtetin e vet dhe për ta mbrojtur vendin, duhet të duhet vendi. E për me dashtë vendin, duhet ta njohësh vendin, e për ta njohur, duhet të vizitohet. Ky libër ka disa këshilla, disa udhëzime, disa rregulla, njohuri elementare teorike dhe praktike, që ndihmojnë në parandalimin dhe evitimin e këtyre aksidenteve dhe me pasoja sa më të vogla”, është shprehur ai, thuhet në njoftim.
Libri “Mjekësia e Bjeshkatarisë” është i treti më radhë i publikuar nga doktor Ibish Ahmeti.
Ai ka të publikuar edhe librat “Doracak i Pediatrisë së Përgjithshme” dhe “Duke i shëruar plagët e luftës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Komuna e Prizrenit hap konkursin për bursa, të drejtë aplikimi kanë studentët e universiteteve publike

Policia në Prizren në KKSB raporton për ulje të numrit të veprave penale dhe rritje të zbulimit të rasteve gjatë vitit 2024

EC Ma Ndryshe përmes lojës përfshin nxënësit në mësimin ndërveprues mbi trashëgiminë kulturore

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës