Corey Lewandowski, ish-menaxher i fushatës zgjedhore të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, e ka mohuar se është lobist i Kosovës, duke e quajtur këtë si lajm të rremë.
Ai, gjatë një debati me studentët e Fakultetit të Shkencave Politike në Banja Llukë, të Republikës Serbe, tha se nuk ka qenë asnjëherë në Kosovë, por as në Shqipëri.
“Unë nuk jam lobist. Ky është një lajm i rremë. Unë kurrë gjatë jetës sime nuk kam biseduar me askënd për Kosovën. Unë kurrë s’kam qenë në Kosovë. Unë kurrë s’kam qenë në Shqipëri”, ka thënë Lewandowski, gjatë vizitës së 3 tetorit në Banja Llukë.
Në fakt, emri i tij lidhet më shumë me Republikën Serbe të Bosnjës dhe vetë Serbinë.
Corey Lewandowski ka qenë menaxher i fushatës së presidentit të SHBA-së Donald Trump, nga janari i vitit 2015 deri në qershor të vitit 2016. Vizita e tij në Banja Llukë bëhet në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje Hercegovinë. Ai në debat me studentët, u paraqit bashkë me kryeministren e Republikës Serbe, Zheljka Cvijanoviq, me ftesë të së cilës edhe ndodhet për vizitë në Banja Llukë.
Cvijanoviq është nga partia Aleanca Social Demokrate e Pavarur e presidentit Millorad Dodik, i njohur për lidhjet e tij të afërta me Rusinë.
Dodik është përfshirë në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shteteve të Bashkuara, për, siç thuhet, përpjekjet e tij për të penguar zbatimin e Marrëveshjes së Daytonit, marrëveshje kjo e cila u dha fund luftimeve në Bosnjë e Hercegovinë 25 vjet më parë.
Ky nuk është takimi i parë i Lewandowskit me kryeministren e Republikës Serbe, Zheljka Cvijanoviq. Ata u takuan më 25 korrik në Washington.
Më herët gjatë verës u raportua se Dodikut ka angazhuar kontratë lobimi me kompaninë “Twin Rocks Global”, e cila udhëhiqet nga dy ish-bashkëpunëtorë të ngushtë të Donald Trumpit, Jason Osborne dhe Mike Rubino. Këtë e ka konfirmuar vetë Jason Osborne për portalin amerikan “Mother Jones”, duke thënë se Qeveria e Republikës Serbe të Bosnjës paguan 10.000 dollarë në muaj për lobim, raporton REL.
Në statutin e kësaj kompanie shkruan se klientëve të saj iu ofrohen “udhëzime strategjike dhe këshilla për aktivitetet qeveritare të ndërlidhura me marrëdhëniet dhe publicitetin në Shtetet e Bashkuara”.
Ajo që e ndërlidh këtë kompani me Corey Lewandowskin është fakti se zyrat e Kompanisë “Twin Rocks Global”, ndodhen në shtëpinë në të cilën jeton Lewandowski, në afërsi të Kongresit Amerikan në Uashington.
Megjithatë, Lewandowski e ka mohuar se punon si lobist. I pyetur më 3 tetor në Banja Llukë nëse e përkrahë fushatën e partisë së Millorad Dodikut, ai ka thënë se nuk është me rëndësi se kë e përkrahë ai…
“Unë nuk votoj këtu, dhe kur flasim për ndërhyrjet në politikën dhe jetën e vendeve tjera, kjo nuk është rrugë që duhet shkuar. Mund të them se unë votoj në Shtetet e Bashkuara dhe votoj për Trumpin”, ka thënë Lewandowski.
Bosnja të dielën, më 7 tetor, mban zgjedhjet e përgjithshme, ndërkohë që përballet me një atmosferë tensionesh ndërmjet dy entiteteve, Federatës së Bosnjës dhe Republikës Serbe.
Ndryshe, vizita e Lewandowskit në Banja Llukë pason atë që ai zhvilloi në Beograd, në pranverën e vitit 2018, për t’u takuar me pjesëtarë të partisë, e cila udhëhiqet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Kurti takon qytetarët në Artanë: Të zjarrta i kanë zemrat 500 mijë qytetarë që vetëvendosin për numrin 118
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova