LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryeministri kanadez ia dhuron ambasadorit Kryeziu topin e basketbollit, me të cilin luajti me refugjatët kosovarë në vitin 1999

Ish-kryeministri kanadez ia dhuron ambasadorit Kryeziu topin e basketbollit, me të cilin luajti me refugjatët kosovarë në vitin 1999

Ambasadori i Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, për nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës është takuar për një drekë me Jean Chretien, i cili ishte kryeministër i Kandasë në vitin 1999, kur ky vend priti refugjatët kosovarë të përndjekur nga forcat ushtarako-policore serbe gjatë luftës në Kosovë.

Ambasadori Kryeziu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përveç ish-kryeministrit kanadez ka takuar edhe gjeneralë të këtij shteti që ishin pjesë e komandës së ndërhyrjes ajrore të NATO-s mbi caqet serb si dhe gjeneralit që hyri në Kosovë me trupat kanadeze në qershorin e vitit 1999.

“Më 1999, saktësisht 25 vite pas takimit dhe pritjes se ngrohtë nga ana e Kryeministrit Kanadez të asaj kohe Jean Chretien për diasporën e Kosovës në Kanada, i përgjigjem ftesës së Erin O’Toole- ish Deputet Federal dhe mik i madh i Kosovës, për një drekë me ish Kryeministrit Chretien, Gjeneralit të komandës Ajrore në kuadër të ndërhyrjes ajrore të NATO-s kundër caqeve Serbe – Billie Flynn, Gjeneral Majorit të këmbësorisë së trupave Kanadeze në Kosovës- Mike Ward, dhe Dani Brajshori nga diaspora e Kosovës në Kanada, për të përkujtuar 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, integrimin dhe socializmin e diasporës tonë në Kanada si dhe të sukseseve të Republikës së Kosovës e raporteve të shkëlqyera bilaterale mes Kosovës dhe Kanadasë”, ka shkruar ambasadori Kryeziu, transmeton Telegrafi.


Ai ka thënë se “me këtë rast dhe në mënyrë simbolike pranoj topin me mesazhin e Kryeministrit, i cili simbolizon dhe përkujton ndeshjen e përbashkët të basketbollit të realizuar 25 vite më parë mes Kryeministrit Chratien me refugjatë të sapo ardhur të Kosovës në Kampin e Refugjatëve Borden në Kanada”.

“Emocione të përziera mbi të kaluarën, integrimin e suksesshëm të diasporës tonë në Kanada dhe zhvillimin e Kosovës dhe popullit të saj ndër vitesh”, ka shkruar ambasadori Kryeziu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori