Ish-kryeministri italian dhe lideri i partisë Italia Viva, Matteo Renzi, vizitoi sot kampin e Gjadrit në Shqipëri, ku kritikoi ashpër qeverinë e kryeministres Giorgia Meloni për menaxhimin e fondeve publike.
Renzi akuzoi qeverinë se ka shpërdoruar gati 1 miliardë euro në ndërtimin e qendrave për emigrantët në Shqipëri, të cilat aktualisht janë bosh.
Gjatë vizitës, Renzi propozoi që këto qendra të shndërrohen në burgje për shtetasit shqiptarë të dënuar në Itali, duke argumentuar se kjo do t’u mundësonte atyre të ishin më afër familjeve të tyre dhe do të lehtësonte mbipopullimin e burgjeve italiane. Ai theksoi se ky propozim do të ishte një zgjidhje më e dobishme sesa mbajtja e qendrave bosh, duke e quajtur projektin aktual një dështim dhe shpërdorim të burimeve publike.
“Me anë të një marrëveshje me shtetin shqiptar, qendrat e Gjadrit dhe Shëngjin të kthehet në burg për shqiptarët të cilët vuajnë dënimin në Itali. Jemi këtu për të dhënë një mesazh të qartë. Këtë ide e kemi artikuluat edhe në Parlamentin italian. Unë shikoj çështjet e buxhetit, këtu shteti Italian humbi gati 1 miliardë euro nga buxheti i italianëve. Me kaq para në Itali mund të bënim qindra qendra të tilla. Përveç miqësisë Meloni-Rama, cila është arsyeja që u ndërtuan këto qendra?”, tha ish-kryeministri italian.
Kampi i Gjadrit, së bashku me atë të Shëngjinit, u ndërtuan në kuadër të një marrëveshjeje mes qeverive të Italisë dhe Shqipërisë për të pritur emigrantët e ndaluar në det nga autoritetet italiane, shkruan A2 CNN. Megjithatë, këto qendra kanë mbetur bosh për shkak të vendimeve gjyqësore në Itali që kanë penguar transferimin e emigrantëve në Shqipëri. Kjo ka sjellë kritika të forta nga opozita italiane, e cila e konsideron marrëveshjen një dështim dhe shpërdorim të fondeve publike.
Renzi gjithashtu paralajmëroi se ky projekt mund të dëmtojë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke e larguar vendin nga standardet dhe vlerat europiane. Ai theksoi se Shqipëria ka potencial për t’u bërë pjesë e BE-së, por projekte të tilla mund të pengojnë këtë rrugëtim.
Kritikat e Renzit pasojnë ato të liderëve të tjerë të opozitës italiane, të cilët kanë kundërshtuar marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e emigrantëve, duke e cilësuar atë si një shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe një dështim të politikave qeveritare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

DPHM: Deri të enjten do të mbajë mot jostabil, me shi dhe erë të fortë

Mickoski: Fitër Bajrami na mësoi solidaritetin, ndaj të mos harrojmë të varfërit dhe jetimët

Shqiptarët në Angli hapin në TikTok “qendër punësimi”, The Sun: Rekrutojnë shitës dhe transportues droge

Kurti për vrasjet në Kosovë: Kemi gjyqtarë që kur ndajnë drejtësinë bazohen në “qehret” e palëve

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Kurti: Votimin e Qeverisë së re po synojmë në ditën e betimit të deputetëve

Aksident në Sllatinë, vetura përfundon jashtë rruge

Shqiptarët në Angli hapin në TikTok “qendër punësimi”, The Sun: Rekrutojnë shitës dhe transportues droge

Kremtohet Fitër Bajrami në Shqipëri, mijëra besimtarë falen në sheshin "Skënderbej"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler