Një gjeneral rus në pension ka kritikuar ministrinë e mbrojtjes të vendit për furnizimin e trupave pjesëmarrëse në luftën në Ukrainë me uniforma të cilësisë së dobët.
Vërejtjet u bënë nga zëvendëskryetari i Komitetit të Mbrojtjes të Dumës së Shtetit Rus, Vladimir Shamanov, një ish-komandant i përgjithshëm i trupave ajrore ruse, në një fjalim në dhomën e ulët të parlamentit, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi.
Kritikat publike ndaj ushtrisë së presidentit Vladimir Putin janë të rralla, duke pasur parasysh se parlamenti rus miratoi legjislacionin në mars të vitit 2022 që vendosi dënime me burg deri në 15 vjet për përhapjen e qëllimshme të lajmeve “të rreme” për ushtrinë e vendit.
Kremlini e ka përdorur ligjin për të goditur ata që shmangen nga narrativa e Putinit për luftën, madje ka akuzuar dhe burgosur ushtarakët e vet për “diskreditim” të forcave të armatosura të vendit.
Shamanov drejtoi trupat ajrore ruse nga maji 2009 deri në tetor 2016 dhe u bë kryetar i Komitetit të Mbrojtjes të Dumës Shtetërore pasi la atë pozicion.
Duke iu drejtuar Dumës së Shtetit, Shamanov e krahasoi ushtrinë ruse me një “detashment partizan”, duke pretenduar se ushtarët rusë po detyrohen të “vishen vet” pasi uniformat ushtarake të ofruara janë të një cilësie kaq të dobët.
“Cilësia e uniformave që sillen dhe jepen thjesht nuk i nënshtrohet asnjë vlerësimi”, citohet të ketë thënë gjeneralkoloneli në pension.
Raportet për mungesën e pajisjeve brenda ushtrisë ruse filluan të qarkullojnë vetëm disa javë pas fillimit të luftës, në maj 2022.
Disa ushtarakë që folën për gazetën e pavarur në internet “The Moscow Times” në kushte anonimiteti thanë se atyre nuk po u jepeshin sende bazë si këpucë, parzmore, fasho dhe pretenduan se duhej të blinin pajisje duke përdorur paratë e tyre.
Madje, në nëntor 2022, ushtria e Ukrainës pretendoi se rekrutëve rusë të dislokuar në vijën e frontit u jepeshin uniformat e trupave të vdekur.
Newsweek shkruan se nuk mundi t’i verifikonte në mënyrë të pavarur këto pretendime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-28-780x439.jpg)
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti
![Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-112-780x439.jpg)
Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve
![Pse protestat e studentëve në Serbi nuk kanë lider?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-117-780x439.jpg)
Pse protestat e studentëve në Serbi nuk kanë lider?
![Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/a64e34c4-ed20-4822-b3b5-4b94e383c244-780x439.jpg)
Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë
![Rusia liron amerikanin e burgosur në atë që SHBA e quan hap drejt fundit të luftës në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-113-780x439.jpg)
Rusia liron amerikanin e burgosur në atë që SHBA e quan hap drejt fundit të luftës në Ukrainë
![Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-97-780x439.jpg)
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re