Ish-inspektori i Përgjithshëm në Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës, Shkelzen Sopjani, teksa ka folur për “qetësinë” në ditët e fundit në veri të Kosovës, të njëjtën e ka quajtur “qetësi para stuhisë”.
I ftuar në RTV Dukagjini, Sopjani ka thënë se ushtarët e NATO-s kanë treguar një seriozitet të madh duke mos lejuar që situata të përshkallëzohet.
“Po frikësohem mos është qetësi para stuhisë meqenëse kësaj qetësie i ka ndikuar edhe përfshirja KFOR-it, që treguan seriozitet të madh që nuk do të lejojë në asnjë rrethanë deeskalim të situatës të sigurisë ose përshkallëzim deri në një konflikt të përmasave të mëdha. Qetësia është edhe rezultat i drejtpërdrejt i seriozitetit të ushtarëve të KFOR-it, NATO-s. Kësaj ika paraprirë edhe pamundësia apo minimizimi i kontaktit të drejtpërdrejt të Policisë së Kosovës me këta protestues”, tha ai.
Po ashtu, derisa pyetet për raportin e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Sopjani vlerëson se i njëjti nuk do të jetë në favor të institucioneve të Kosovës.
“Nuk pres të jetë një raport dashamirës ndaj institucioneve të Kosovës, ndoshta nuk do të jetë sulmues ndaj popullit. Vlerësoj se është momenti i duhur që të fillohet të bëhet hapi i parë, tërheqja e policëve nga objektet e komunës. Nuk është dorëzim. Vetëm këtë hap e pastaj t’ia gjuajmë topin palës tjetër. Nuk besoj se mund të ketë zgjidhje duke u barrikaduar”, shtoi më tej ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët
Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%
Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe