LAJMI I FUNDIT:

Ish-hetuesi policor për “fondet e zeza” të Serbisë: Deri në vitin 2010, çdo serb është paguar nga 30 euro për të protestuar

Ish-hetuesi policor për “fondet e zeza” të Serbisë: Deri në vitin 2010, çdo serb është paguar nga 30 euro për të protestuar

Deri në vitin 2010 çdo serb është paguar nga 30 euro (shumë ekuivalente në dinarë serb) në baza ditore për të protestuar.

Kështu bëri të ditur ish-hetuesi i Policisë së Kosovës, Murat Mehmeti, gjersa komentonte rregullore e re të Bankës Qendrore të Kosovës, që ndër të tjera ndalon përdorimin e dinarit serb.

“Nuk ka mundësi të dihet kur paraja hyn në rrugë ilegale, dytësore, jashtë pikave të kalimit kufitar, ku ka pika doganore. Po flas në aspektin e sigurisë, deri në vitin 2010, çdo protestues – kemi pas aq kapacitet që në grupin e protestuesve të palës tjetër ta rekrutojmë një person që merr pjesë në protesta, të bëj të njëjtat veprime dhe në mbrëmje të na tregojë neve – çdo protestues është paguar 30 euro në vlerë ekuivalente në dinarë, vetëm pjesëmarrje me gjuajt gurë në baza ditore”.


“Ato para nuk janë siguruar përmes bankës, ato janë fonde të zeza, të cilat janë përdorë për shkaktim të destabiliteti në vendin tonë”, ka thënë Mehmeti në “Debat Plus”.

Kujtojmë se rregullorja e BQK-së ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, ku, ndër të tjera, parashihet që valuta e vetme për kryerje të pagesave në Kosovë të jetë euro.

Ndalimi i dinarit serb ka nxitur reagime dhe kritika ndaj Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Kalo në kategori