Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ish-gjyqtari Sali Berisha, i akuzuar për marrje ryshfeti, gjatë dhënies së mbrojtjes para trupit gjykues, deklaroi se është vënë në një kurth mjaft mirë të organizuar gjatë takimit që kishte me Florim Zekajn, në një restorant afër banesës së tij në qytetin e Pejës.
Berisha akuzohet për marrjen e 2 mijë eurove ryshfet dhe posedim të revoles pa leje me dhjetë fishekë.
“Kjo e dëshmon mirë se është një kurth shumë mirë i organizuar, me një specialist të këtyre veprimeve që ka një përvojë shumë të gjatë në këtë lami për këto kurthe shumë të sofistikume”, tha i akuzuari Berisha, në seancën e së martës.
Gjithashtu, i akuzuari Berisha tha se kjo gjë vërtetohet edhe nga biseda e incizuar nga Florim Zekaj, incizim ky i bërë në takim me të. Ai shtoi se tërë kohën ka qenë i shpërqëndruar, i lodhur dhe i pavëmendshëm gjatë fjalëve që Florim Zekaj ia kishte thënë në takim.
Duke u përgjigjur në pyetjen e mbrojtësit të tij, avokatit Besnik Berisha, i akuzuari tha se Florim Zekajn nuk e ka takuar asnjëherë para se ta dënonte vëllain e tij, Muhamet Zekaj dhe se asnjëherë nuk i ka kërkuar para për vendimin që kishte marrë si gjykatës ndaj vëllait të tij Muhametit.
Tutje, i njëjti tha se fillimisht kishte refuzuar takimet me Florim Zekajn, pasi që sipas tij nuk ishte bindës dhe ishte i zënë me punë si gjykatës.
“S’kam pranuar sepse s’m’u ka dukur bindës dhe isha zënë”, tha i akuzuari Berisha, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjatë dhënies së mbrojtës, i akuzuari Berisha sqaroi se asnjëherë nuk ka qenë në dijeni lidhur me atë që Florim Zekaj ka deklaruar gjatë takimit se ka për t’ia dhënë një mijë euro të akuzuarit Berisha dhe një mijë euro gjykatësit Sjedi Blakaj.
Këto mjete, sipas të akuzuarit Berisha pretendohen të ishin dhënë nga Florim Zekaj për vëllain e tij Muhametin, lidhur me vendimin e favorshëm që ish-gjykatësi Berisha e kishte marrë ndaj Muhametit.
Gjithashtu, i akuzuari Berisha tha se asnjë kontakt dhe premtim apo kërkesë lidhur me rastin e Muhamet Zekajt, për të cilin kishte vendosur sa ishte gjyqtar, nuk e ka bërë me Florim Zekajn.
Prokurorja speciale Ilirjana Qollaku-Tafa paraqiti kundërshtime lidhur me mënyrën e parashtrimit të pyetjeve nga avokati Berisha, duke shtuar se transkriptin e bisedës që e ka bërë vetë për takimin midis të akuzuarit Berisha dhe Florim Zekaj, nuk e kanë si provë në shkresat e lëndës.
Tutje, prokurorja speciale Qollaku-Tafa tha se biseda e tillë midis të akuzuarit Berisha dhe Florim Zekajt, ekziston edhe në video dhe se për ta parë mund ta lëshojnë videon.
Mirëpo, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Mentor Bajraktari tha se edhe ai personalisht e ka transkriptuar me shkrim tërë bisedën midis të akuzuarit Berisha dhe Florim Zekajt dhe se pyetjet e bëra nga avokati lejohen pasi që janë brenda transkriptave që edhe ai vetë i ka bërë.
Gjithashtu, gjykatësi Bajraktari tha se kundërshtimet nga ana e prokurores duhet të fokusohen vetëm për pjesët që pretendohet që shtohen nga avokati gjatë bisedës midis të akuzuarit Berisha dhe Florim Zekajt.
Në vazhdim, i akuzuari Berisha tha se bisedën që e ka bërë me Florim Zekajn, e ka bërë sa për ta ‘hequr qafe’ pasi që sipas tij i njëjti i ishte lutur shumë për takim.
“Veç për me dalë edhe për me heq qafe ato thirrje mos me m’i ba ma”, shtoi i akuzuari Berisha, ndërsa theksoi se e kishte refuzuar një darkë që kishte tentuar Florim Zekaj t’ia bënte në Shqipëri.
Lidhur me momentin se si ishte futur në makinën e Florim Zekajt, i akuzuari Berisha sqaroi se oferta për të hyrë në makinë i kishte ardhur nga Florimi, kinse për ta parë makinën sa të mirë e kishte dhe nuk e kishte ditur për planin e tij sipas tij “mirë të organizuar”.
Në momentin e hyrjes në makinë të Florim Zekajt, sipas bisedës së zhvilluar mes tij dhe të akuzuarit Berisha, bazuar në bisedën e transkriptuar, thuhet se Florimi kishte nxjerrë dy pliko me nga 1 mijë euro, duke i thënë se një mijë janë për tani të akuzuarin Berisha dhe një për gjyqtarin Sejdi Blakaj, duke u referuar me pseudonimin “daja”.
“Pas hyrjes ne automjet dëgjohet Florim Zekaj duke thënë se qe qitu i ki edhe në të janë, njani për ty e tjetri për dajën, njëjtë i ke krejt s’kam shkru as emra as kështu a di, njani për ty njani për dajën, i thu që s’është i kënaqur dalim edhe njëherë”, thuhet në bisedën e transkriptuar nga avokati Berisha, në takimin e zhvilluar mes të akuzuarit Berisha dhe Florim Zekajt.
Më përfundimin e orarit të punës, përfundoi edhe seanca gjyqësore, ndërsa e radhës u caktua më 21 mars 2023.
Ndryshe, shqyrtimi fillestar dhe ai i dytë ishin mbajtur nga gjykatësi Arben Hoti, i cili kishte vendosur për kundërshtimet e mbrojtjes, mirëpo pas kthimit të rastit në rivendosje nga Gjykata e Apelit dhe pas caktimit të gjykatësit Hoti si u.d i kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, lëndën e ka trashëguar gjykatësi Mentor Bajraktari, i cili më pas kishte vendosur sërish sipas udhëzimeve të Apelit.
Sipas aktakuzës së ngritur më 5 shkurt 2020, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, i pandehuri Sali Berisha, gjyqtar në Departamentin për Krime të rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, akuzohet se në mënyrë të drejtpërdrejtë kishte kërkuar dhe kishte pranuar përfitim në mënyrë që të veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare.
Siç thuhet në aktakuzë, më 19 shtator 2019, i pandehuri Berisha ishte takuar me dëshmitarin F.Z, prej të cilit kishte pranuar shumën prej 2 mijë euro, e të cilët ishin dakorduar që në një rast ku për dy vepra penale “Kontrabandimi me migrantë” ishte i akuzuar vëllai i dëshmitarit F.Z, i pandehuri Berisha, si kryetar i trupit gjykues, të shqiptojë dënim të favorshëm, ku për këto vepra kishte shpallur dënim prej tre viteve, me kusht që brenda dy viteve të mos kryejë vepër tjetër penale.
Për këtë, ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit” sipas nenit 421, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre deri në 12 vjet.
Përpos kësaj, gjykatësi Berisha, është duke u akuzuar se deri më 19 shtator 2019, ka mbajtur pa leje një revole të tipit “Zaza Mini”, të kalibrit 8 mm, së bashku edhe me 10 fishekë, e cila i ishte sekuestruar me rastin e bastisjes në banesën e tij në Pejë.
Ndryshe, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në një mbledhje të jashtëzakonshme, më 20 shtator 2019, e kishte pezulluar gjykatësin Sali Berisha, pas arrestimit të tij, nën dyshimin për përfshirje në vepra penale të korrupsionit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët