Ish e burgosura politike, Naime Maqastena-Sherifi, në një rrëfim për torturat që ka përjetuar në burg, ka treguar emrat e UDB-ashëve që e keqtrajtuan.
Maqastena në rrëfimin e saj ka përmendur emrat e nëntë shqiptarëve që e kanë maltretuar psikikisht dhe fizikisht.
UDB-ashët që e kanë keqtrajtuar, Maqastena Sherifi thotë se janë Xhavit Kuqi, Blerim Olloni, Lutfi Ajazi, Rifat Berisha, Fadil Hoti, Zymer Zymeri, Bajram Munishi, Faik Nura dhe Ibush Kllokoqi.
“Nga ora 13:00, kanë ardhur tetë punëtorë të sigurimit me dy vetura, prezent ishte vetëm nëna, baba ishte dalë nuk ishte aty. Në mesin e tyre ka qenë Xhavit Kuçi, Blerim Olloni, Lutfi Ajazi, Rifat Berisha, Fadil Hoti…”, kështu u shpreh për momentin e bastisjes së shtëpisë së saj, ish-e burgosura politike, Naime Maçastena-Sherifi.
“Bajram Munishi dhe Blerim Olloni më kanë rreh shumë, në burg të Mitrovicës, dhe në sigurim shtetnor të Mitrovicës, me sa e di une ky Bajrami ka qenë i Mitrovicës e Blerimi nuk e di, gjakovar duhet të jetë…,” rrëfeu Maqastena në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.
Maqastena tregoi se Faik Nura ishte UDB-ashi që e mori në pyetje babain e saj kur ata u kthyen nga Turqia në Kosovë për të jetuar. Ajo përshkroi komunikimin e babait të saj me Faik Nurën dhe Ibush Kllokoqin pasi e sjellën atë nga spitali në Mitrovicë, ku pa bijën e tij të rrahur rëndë.
“Më kujtohet që baba jem ja u ka tërhekë vrejtjen dhe është dalë përjashta dhe ka bisedu me Faikun dhe Ibushin…kjo çka keni bë ju është e tmerrshme se kjo është fëmijë… dhe prej tash e tutje çkado që të ndodhë keni me pas punë me mu. Vetëm një fije floku nëse i prekni ma keni me pas punë me mu. Mos harroni se keni edhe ju fëmijë nëpër shpija, e jav pruft Zoti e i pafshi edhe ma zi”, ka treguar ish e burgosura politike. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPër cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet
Koleneli shqiptar komenton fjalimin e Vuçiqit: U pa se ai i druhet përplasjes me NATO-n në Kosovë
Sarrazin paralajmëron pasoja për Kosovën nëse refuzon marrëveshjet tregtare rajonale
Vuçiq tregon pse nuk e shpalli “okupimin e Kosovës”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet