LAJMI I FUNDIT:

Ish deputeti i LDK-së ftohet në inaugurimin e presidentit Biden

Ish deputeti i LDK-së ftohet në inaugurimin e presidentit Biden

Ish deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, është në listën e të ftuarëve për inagurimin e Presidentit amerikan Joe Biden.

Lajmin e ka bërë të ditur LDK-ja me anë të një komunikate dërguar mediave.

Mirëpo, Bislimit i është pamundësuar pjesëmarrja në këtë ceremoni shkaku i  protokolleve të ndalesës së hyrjes në SHBA të pasagjerëve që kalojnë qoftë edhe transit nëpër zonën Schengen (për shkak të Covid-19 dhe variantit të ri të virusit tanimë të konfirmuar nëpër shumë shtete, si dhe sigurisë së tejshtuar).


“Përkundër dëshirës që të jem prezent ne Capitol Hill në ceremoninë historike të përurimit presidencial për Biden, udhëtimi drejtë Washington-it po bëhet i pamundur, dhe jam detyruar të kthehem nga Vjena, si rezultat i protokolleve të ndalesës së hyrjes në SHBA të pasagjerëve që kalojnë qoftë edhe transit nëpër zonën Schengen (për shkak të Covid-19 dhe variantit të ri të virusit tanimë të konfirmuar nëpër shumë shtete, si dhe sigurisë së tejshtuar)”, ka thënë Bislimi në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

“Të jem në listën e mysafirëve të ftuar e konfirmuar për pjesëmarrje në ceremoninë zyrtare të Inagurimit të Presidentit të ri të SHBA-ve, z. Joe Biden, dhe Zëvendës Presidentes znj. Kamala Harris, është nderi më i madh jetësor për mua dhe për atë që unë përfaqësoj – së pari si shqiptar nga Kosova, si anëtar ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, por edhe si përfaqësues politik i Republikës sonë të re!”, ka shkruar ai
“Prezenca e emërit tim në listën e mysafirëve të konfirmuar të Inagurimit të Presidentit mbetet testament i palëkundur i vlerësimit të miqëve të mi në Washington për bashkëpunimin dhe lidhjen e pashkëputshme që kemi”.
“Washingtoni mbetet ylli polar i orientimit tim në politikë, dhe i angazhimit tim për të ruajtur e sforcuar miqësinë tonë permanente me SHBA-të, si një gurthemel i Rugovizmit të vërtetë!”, ka shkruar Bislimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkohet të shpallen fajtorë të akuzuarit në rastin “Veteranët”, Çeku: U vërtetuan mbi 46 mijë aplikacione

Kërkohet të shpallen fajtorë të akuzuarit në rastin “Veteranët”, Çeku: U vërtetuan mbi 46 mijë aplikacione

Drejtësi
Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Lajme
Muhaxheri dorëzon mandatin, kush pritet ta zë vendin e tij si deputet i ardhshëm i LDK-së?

Muhaxheri dorëzon mandatin, kush pritet ta zë vendin e tij si deputet i ardhshëm i LDK-së?

Lajme
Përshkallëzohet protesta në Koçan, demolohet kafeneja e pronarit të diskotekës

Përshkallëzohet protesta në Koçan, demolohet kafeneja e pronarit të diskotekës "Pulse"

Lajme
Nga grabitja e armatosur në Prishtinë, dërgohet në emergjencë edhe i plagosuri i dytë, Syla: Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë

Nga grabitja e armatosur në Prishtinë, dërgohet në emergjencë edhe i plagosuri i dytë, Syla: Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë

Lajme
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Kalo në kategori