LAJMI I FUNDIT:

Ish-i dashuri i Dua Lipës, Paul Klein përfundon në spital pas një aksidenti të rëndë me veturë: Jam me fat që jam ende gjallë

Ish-i dashuri i Dua Lipës, Paul Klein përfundon në spital pas një aksidenti të rëndë me veturë: Jam me fat që jam ende gjallë

Këngëtari Paul Jason Klein është duke u përmirësuar pas një aksidenti të frikshëm që e la të shtruar në spital.

Muzikanti 36-vjeçar, i cili ka qenë më parë në një lidhje me Dua Lipën dhe Nicola Peltz Beckham, ndau me ndjekësit një përditësim për shëndetin e tij në Instagram të martën pasi u godit nga një veturë teksa po voziste Vespa-n e tij për në shtëpi nga palestra me 6 qershor.

“Nuk mbaj mend gjë pas përplasjes… u zgjova në një barelë duke u transportuar me një ambulancë”, shkroi artisti, përkrah fotove të rënda të tij duke u shëruar në spital, shkruan DailyMail.


Në fotografinë fillestare të postimit, fytyra e Klein, e përlotur me gjak nga plagët dukshme në ballë, kockë të faqes dhe mjekër, shfaqet me sytë mbyllur.

Ai gjithashtu postoi një fotografi të vetes duke u ulur, me një bandazh në këmbë dhe me gjurmë të çrregulltave në fytyrë dhe gjunjë.

Klein vazhdoi duke thënë se ka qarë shumë por edhe është ndjerë i lumtur.

“E di sa me fat jam që jam ende këtu”, shtoi ai. “Të gjitha vlerat e mia vitale janë të mira, por të ecurit dhe lëvizja përreth mbeten ende një sfidë. Megjithatë, po përmirësohem gradualisht dhe do të jem në 100% shumë shpejt”.

Fatkeqësisht, gjendja e Klein nuk do të përmirësohet mjaftueshëm në kohë për performancat e ardhshme të tij.

“Mjekët kanë këshilluar që të shtyej performancat e mia me grupin në Australi dhe Zelandën e Re”, zbuloi Paul. “Për ata prej jush që kanë blerë një biletë për AUS/NZ, mbajeni atë dhe datat e reja do të publikohen së shpejti”.

Ai përfundoi mesazhin e tij të sinqertë duke falënderuar fansat dhe ndjekësit e tij për mirëkuptimin.

“Kjo përvojë ka intensifikuar vetëm ndjenjat e qëllimit që kam, kështu që nuk dua të pres të shërohem dhe të kthehem në punë”, shkroi ai. “Të gjitha datat e tjera të turneut mbeten të njëjta. Ju dua shumë ju dhe këtë jetë! Shihemi së shpejti”.

Klein përndryshe është pjesë e grupit LANY, në të cilin bën pjesë edhe kitaristi Jake Clifford Goss, dhe më parë pjesë e tij ka qenë edhe Les Priest.

Në janar 2018, Paul dhe Dua u ndanë pas një romance të shkurtër pesë mujore. Dua filloi të takohet me Paul pasi e takoi atë në Festivalin e Verës Britanike, pas ndarjes nga ish-i dashuri i atëhershëm Isaac Carew në shkurtin e atij viti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania

Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania

Magazina
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

Magazina
Tom Hanks ishte me fat nga katastrofa në Los Angeles, zjarri u ndal pikërisht përpara rezidencës së tij

Tom Hanks ishte me fat nga katastrofa në Los Angeles, zjarri u ndal pikërisht përpara rezidencës së tij

Magazina
Mel Gibson humbi shtëpinë në zjarrin e Los Angeles: Ishte djegur plotësisht

Mel Gibson humbi shtëpinë në zjarrin e Los Angeles: Ishte djegur plotësisht

Magazina
Asgjë nuk është e rastësishme në

Asgjë nuk është e rastësishme në "Squid Game": Rrethi i ylberit kishte një kuptim metaforik në sezonin e dytë të serialit - skenografja zbulon se çfarë fshihet pas tij

Magazina
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Kalo në kategori