LAJMI I FUNDIT:

Ischinger për shkëmbimin e territoreve: Të shmanget hapja e kutisë së Pandorës

Ischinger për shkëmbimin e territoreve: Të shmanget hapja e kutisë së Pandorës

Ish-ndërmjetësuesi i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, Wolfgang Ischinger ka komentuar çështjen shkëmbimit të territoreve.

Pas kancelares gjermane Angela Merkel e cila deklaroi se është fuqishëm kundër kësaj, Ischinger tha se një gjë e tillë duhet të shmanget.

“Si ish-negociator i BE-së për marrëdhëniet Kosovë- Serbi, konsideroj se hapja e kutisë së pandorës për shkëmbimin e territoreve duhet të shmanget”, ka shkruar Ischinger në Twitter, transmeton Telegrafi.


Tim Judah: Si do të veprohet pas deklaratës së kancelares Merkel për mosndryshim kufijsh?
Lexo po ashtu Tim Judah: Si do të veprohet pas deklaratës së kancelares Merkel për mosndryshim kufijsh?

Në këtë postim të tij, ka komentuar edhe eurodeputetja Doris Pack dhe deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Genc Pollo.

Në komentin e saj, Pack ka shkruar se të gjithë ata që kujdesen për Ballkanin duhet t’i mbajnë sytë hapur dhe ta ndalojnë në gjë të tillë.

“Siç e thashë edhe javën e kaluar, të gjithë ata që kujdesen për Ballkanin duhet ti mbajnë sytë në dy vendet negociuese dhe ta parandalojnë këtë në kohë. Të dyja vendet kanë interes tjetër për të shkuar në “këtë zgjedhje”, ka shkruar Pack.

Në anën tjetër Genc Pollo, ka shkruar se nuk ka nevojë për probleme shtesë.

“E drejtë! Nuk ka nevojë për probleme shtesë përmes zgjidhjeve të rrejshme”, ka shkruar Pollo. /Telegrafi/