LAJMI I FUNDIT:

Isa Mustafa i shkruan QUINT-it dhe BE-së, Thaçi po tenton t’i garantojë koalicionit qeverisës shumicë në KQZ

Isa Mustafa i shkruan QUINT-it dhe  BE-së, Thaçi po tenton t’i garantojë koalicionit qeverisës shumicë në KQZ

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot ua ka përcjellë ambasadorëve të shteteve të Quintit, OSBE-së dhe Zyrës së BE-së në Prishtinë një letër në të cilën siç thuhet ka sqaruar qëndrimin e LDK-së rreth tendencave të presidentit Hashim Thaçi për zvarritjen e emërimit të anëtarëve të KQZ-së, që nga 27 mars 2018, duke e defunksionalizuar tërësisht këtë institucion kushtetues.

Në njoftimin për media thuhet se Mustafa përmes kësaj letre ka sqaruar dhe reaguar ndaj tendencës së Presidentit Thaçi, pa baza ligjore e kushtetuese t’i garantojë koalicionit qeverisës shumicë në KQZ, duke dëmtuar dhe shkelur të drejtat kushtetuese të LDK-së të cilës i takojnë dy anëtarë në KQZ, e jo vetëm një siç pretendon presidenti Thaçi.

VV: Thaçi të respektoj Kushtetutën e Kosovës, e jo ta rrënoj KQZ-në
Lexo po ashtu VV: Thaçi të respektoj Kushtetutën e Kosovës, e jo ta rrënoj KQZ-në
KDI: Emërimi i anëtarëve të KQZ-së të bëhet sipas dispozitave ligjore
Lexo po ashtu KDI: Emërimi i anëtarëve të KQZ-së të bëhet sipas dispozitave ligjore
LDK: Na takojnë dy anëtarë në KQZ, Thaçi qëllimshëm po zvarrit procesin
Lexo po ashtu LDK: Na takojnë dy anëtarë në KQZ, Thaçi qëllimshëm po zvarrit procesin

Në fund kryetari Mustafa njoftoi se LDK-ja është tejet e vendosur të mbrojë të drejtën e saj për përfaqësim adekuat në KQZ në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe në rast të mos materializimit të kësaj të drejte do ta referojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.


Ndryshe, lidhur me çështjen e përfaqësimin e partive në KQZ kanë reaguar sot edhe nga Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi respektimin e Kushtetutës së Kosovës dhe mos rrënimin e Komisionit Qendror Zgjedhor,  duke emëruar në mënyrë të paligjshme anëtarët e KQZ-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori