Irani thotë se Khamenei nuk ka vdekur, por pa publikuar asnjë dëshmi

Ka pretendime konkurruese që vijnë nga Izraeli dhe Irani në lidhje me fatin e Ajatollah Ali Khameneit, udhëheqësit suprem iranian që nga viti 1989.
Zyrtarët izraelitë kanë pohuar se trupi i tij është gjetur, por burimet iraniane mohojnë se ai është vrarë.
Duke shtuar mohimet, një burim i medias shtetërore iraniane pranë zyrës së Khameneit thotë: "Mund t'ju them me besim se udhëheqësi i revolucionit është i palëkundur dhe i vendosur në komandën e fushës".
Ndryshe, një zyrtar i lartë izraelit deklaroi se Lideri suprem i Iranit është vrarë në sulmet ajrore SHBA-Izrael.
Ajatollah Ali Khamenei ka vdekur dhe trupi i tij është gjetur, sipas zyrtarit, raportoi edhe Iran International.
Raportohet se kompleksi i Khameneit u dëmtua rëndë nga sulmet e sotme. /Telegrafi/













































