Kryeministri irakian Haider al-Abadi, këtë mëngjes ka postuar në profilin e tij në Twitter se gjendet në qytetin e lirë të Mosulit.


Mosuli është qyteti më i madh në Irak pas kryeqytetit të Bagdadit. Grupi terrorist ISIS fitoi kontroll mbi qytet në qershor të vitit 2014. Që atëherë më shumë se 1.5 milionë qytetarë të këtij vendbanimi kanë përjetuar tmerre të mëdha. ISIS ka bërë prerjen e kokave në publik, ka gjuajtur pjesëtarë të komunitetit LGBT nga ndërtesa të larta dhe ka burgosur meshkuj për mos mbajtje të mjekrës e gra për mos mbulimin e tërë trupit.

Në tetorin e vitit të kaluar, al-Abadi ka lajmëruar fillimin e misionit për të rikthyer Mosulin, me një ushtri prej 100 mijë trupave. Mbi 500 mijë banorë janë larguar nga ky qytet që nga nisja e luftimeve më 2014.

Se si duket Mosuli, shikojini fotot e postuara më poshtë. /Telegrafi/

mosuli01

mosuli20

mosuli19

mosuli18

mosuli17

mosuli16

mosuli15

mosuli14

mosuli13

mosuli12

mosuli11

mosuli10

mosuli09

mosuli06

mosuli05

mosuli04

mosuli03

mosuli02