LAJMI I FUNDIT:

iPhone 7C me 4” vjen gjatë prillit?

iPhone 7C me 4” vjen gjatë prillit?

Tashmë kemi dëgjuar thashetheme të shumta në lidhje me një model të ri të iPhone me ekranin prej 4 inç, ndërsa tani thuhet se versioni i ri i iPhone pritet të nisë në gjysmën e parë të vitit 2016 dhe pajisja mund të jetë iPhone 7C.

Sipas një udhërrëfyesi të ri të lëshuar nga China Mobile, kompani nga e cila ka rrjedhur, thuhet se Galaxy S7 do të prezantohet në mars, ndërsa dokumenti i njëjtë gjithashtu sugjeron se një iPhone 7C i ri do ta godasë tregun në muajin prill.

Thashethemet e mëparshme kanë sugjeruar se iPhone i ri me ekranin prej 4 inç do të quhet iPhone 6C, por tani raporti i fundit pohon se modeli i ardhshëm i telefonit të Apple do të jetë iPhone 7C.

Apple thuhet se është duke e bërë gati edhe modelin e ri të orës Apple Watch në mars të 2016 dhe gjithashtu një iPad Air të ri.


Prandaj është e mundur që ne ta shohim këtë iPhone të ri dhe të vogël në të njëjtën ngjarje e cila pritet të ndodhë në muajin prill.
Pajisja pritet të ketë një dizajn të ngjashëm me iPhone 6s dhe 6S Plus, por nuk është e qartë nëse pajisja do të vijë në të njëjtën ngjyrë si iPhone aktual apo nëse Apple do të ketë ngjyra të ngjashme me iPhone 5C. (Telegrafi)