LAJMI I FUNDIT:

Investimi në Kosovën e Re 1 miliard e 300 milionë euro

Investimi në Kosovën e Re 1 miliard e 300 milionë euro

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në takimin e 15-të të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë, në të cilin theksoi përkushtimin e Qeverisë në hartimin e politikave për integrim në tregun rajonal të energjisë elektrike.

Ai tha se janë të angazhuar maksimalisht në përafrim të legjislacionit me direktivat e BE-së dhe për zbatimin në praktikë, duke kërkuar për këtë edhe mbështetjen e Komisionit Evropian.

Kryeministri Haradinaj në këtë takim njoftoi të pranishmit edhe për arritjen e Marrëveshjes për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, për të cilin tha se vlera e këtij investimi është 1 miliard e 300 milionë euro, dhe me këtë do të sigurohet një situatë e qëndrueshme energjetike në Kosovë dhe avancim në krijimin e një energjie të pastër, sepse teknologjia e tanishme që përdoret është e vjetër dhe nuk është miqësore me ambientin.


“Sfidave aktuale me të cilat ballafaqohet Kosova, duke qenë e kufizuar në menaxhimin e rrjedhave të energjisë në tregun rajonal dhe mos funksionalizimit të linjës 400 kV Kosovë- Shqipëri, duhet t’i gjejmë zgjidhje, me kontributin e të gjithë neve së bashku, dhe besoj se për këtë do ta marrim përkrahjen e të gjithëve”, tha Haradinaj.

Sipas tij, përafrimi i direktivave të BE-së me legjislacionin e palëve kontraktuese është një hap i domosdoshëm. Implementimi në praktikë kërkon angazhim shumë herë më të madh.

“Jemi të vetëdijshëm se funksionalizimi i tregut rajonale të energjisë do të jetë një instrument i fuqishëm për t’i dhënë zgjidhje afatgjatë sigurisë dhe qëndrueshmërisë së furnizimit me energji aq të nevojshme për zhvillimin ekonomik të vendeve të Komunitetit të Energjisë. Suksesi i formimit të tregut të energjisë është parakusht dhe garancë për integrimin edhe të tregjeve tjera në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’”, ka thënë Ramush Haradinaj.

“Kosova ka arritur marrëveshje me një investitor serioz privat për investime në energji, për një termocentral të ri që është 500 Megavat dhe i cili kap vlerën e investimeve 1 miliard e 300 milionë euro dhe që fillon me zbatim nga viti që vjen. Me këtë ne besojmë se do të krijojmë situatë të qëndrueshme energjetike në Kosovë, njëkohësisht avancim në energji të pastër për shkak se teknologjia me të cilën ne prodhojmë energji tani është teknologji e hershme dhe jo miqësore ndaj ambientit”, tha kryeministri Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori