LAJMI I FUNDIT:

Investimet e huaja në Ballkan, Shqipëria renditet e dyta

Investimet e huaja në Ballkan, Shqipëria renditet e dyta

hqipëria renditet në vendin e dytë në Ballkan, për nivelin prej 1.3 miliardë dollarë investime të huaja direkte që ka realizuar gjatë vitit 2018.

Raporti i publikuar së fundmi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) për investimet në botë, rendit në vendin e parë Serbinë me 4.1 miliardë dollarë e ndjekur në vend të tretë nga Maqedonia e Veriut me 737 milionë dollarë, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.

Situata pozitive e nivelit të investimeve të huaja direkte lidhet kryesisht me dy projektet gjigante që po zhvillohen në vendin tonë, që janë gazsjellësi TAP dhe ndërtimi i hidrocentraleve mbi Devoll. Ndërsa investime të tjera po zgjerohen në sektorë të ndryshëm të ekonomisë nga sipërmarrës të huaj.


Edhe në muajt e parë të këtij viti institucionet zyrtarizuan ecurinë pozitive të trendit në rritje të investimeve të huaja, të cilat ndikuan në rritjen e këtij treguesi me 2%.

Banka e Shqipërisë në raportin e publikuar pak kohë më parë, bëri të ditur se, totali investimeve të huaja kapi vlerën e 286 milionë euro për tremujorin e parë të 2019-ës.

Investimet në vend janë të përqendruara në energji dhe industrinë nxjerrëse dhe një pjesë tjetër në industrinë tekstile, në ndërtim, sistemin financiar etj., që ndikojnë në rritjen direkte të punësimit.

Ndërkohë që shifrat e fundit nga INSTAT tregojnë se, Shqipëria kryeson me numrin më të madh të sipërmarrjeve të huaja nga vendet e Bashkimit Evropian, ku dominojnë ato italiane dhe greke. /ATSH/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Peci kritikon sistemin e drejtësisë për pronën e shtetit në Ulpianë - kërkon hetim për ish-ministriat e Bujqësisë

Peci kritikon sistemin e drejtësisë për pronën e shtetit në Ulpianë - kërkon hetim për ish-ministriat e Bujqësisë

Ekonomi
Kalo në kategori