“Suksesi nuk është qëllimi i një artisti, pasi procesi për ta arritur atë është plot sakrifica, punë dhe satisfaksione, por dhe dështime për të rifilluar…“
Intervistoi: Dashnim Hebibi
“Do ti thoja gjithsecilit që të mos rendë pas suksesit, por të bëjë atë që di, me shumë seriozitet, pasion dhe përkushtim. Suksesi vjen vet dhe duhet të dinë dhe si ta ruajnë atë të pastër dhe pakompromis. Tani që prindërit e mi nuk jetojnë më, e kam më të vështirë kur shkoj në Shqipëri se nuk ka kush që të më hapë derën, e cila ka aromën e nënës dhe babës“, na tha ndër të tjera ikona e operës lirike, e madhja, Inva Mula.
Zonjë e nderuar, padyshim se jeni një nga femrat më frymëzuese shqiptare edhe e diasporës. Si e shihni idenë e këtij libri?
Përshëndetje, i nderuar Dashnim! Gëzohem që po të shkruaj për një qëllim të bukur dhe fisnik. Libri që ju keni në dorë i kushtohet kontributit të gruas shqiptare kudo në botë. Sot kemi ardhur në atë pikë të historisë ku shumë gra kanë shkruar historinë e tyre individuale, por bashkimi i këtyre eksperiencave në një libër të vetëm frymëzon brezat dhe dëshmon se shembulli i mirë dhe guximi, në çdo fushë të jetës, kapërcen kohën dhe vendin e kthehet në një fuqi dhe nuk ka pengesë që e ndalon.
Na tregoni, ju lutem, kur keni migruar jashtë shtetit amë?
E kam lënë vendlindjen më 13 janar të vitit 1992. Kjo ditë, ndonëse kanë kaluar 32 vite, mbetet e pashlyer dhe tejet e veçantë. Kjo, për faktin që brezi im nuk kishte asnjë informacion mbi jetën e vërtetë jashtë. Ato pak informacione ishin të mbushura me supozime dhe ëndrra të bukura, por realiteti ishte shumë ndryshe. Ne nuk e njihnim botën, mentalitetin, mënyrën e funksionimit të shoqërisë dhe gjithçka filloi, jo nga zero, por nga minusi, në të gjitha drejtimet. Sot, për një të ri, duket arkaike kjo që them, por kjo botë që është njehsuar virtualisht, ka kaluar në etapa të tjera, të cilat na kanë forcuar karakterin dhe na kanë bërë më të fortë, pasi çdo gjë e kemi kërkuar vet dhe e kemi fituar me shumë djersë dhe sakrifica.
Cila grua (fytyrë publike) në atdhe (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë e Preshevës, etj.) mendoni se ka bërë shumë për avancimin e gruas në shoqërinë tonë?
Kam fatin të kem rritur dy gjenerata me diferencë 17 vjeçare. Pra, biri im, Anthony, i lindur në vitin 1995 në Paris dhe bija, Nina, e lindur në 2012 në Paris. Ata janë rritur si fëmijë të vetëm. Një herë djali dhe tani Nina, e cila zbukuron dhe freskon ditët e jetës sime dhe bashkëshortit tim, Hetem Ramadani. Nuk e ndaj veprimtarinë time profesionale dhe publike, pasi jam gjithnjë në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe edukimit të brezit të ri. Këtë e dëshmoj çdoditë në organizimet e aktiviteteve në botën shqiptare dhe atë ndërkombëtare.
Suksesi nuk është qëllimi i një artisti, pasi procesi për ta arritur atë është plot sakrifica, punë dhe satisfaksione, por dhe dështime për të rifilluar. Do ti thoja gjithsecilit që të mos rendë pas suksesit, por të bëjë atë që di, me shumë seriozitet, pasion dhe përkushtim. Suksesi vjen vet dhe duhet të dinë dhe si ta ruajnë atë të pastër dhe pakompromis. Tani që prindërit e mi nuk jetojnë më, e kam më të vështirë kur shkoj në Shqipëri, se nuk ka kush ma hapë derën, e cila ka aromën e nënës dhe babës.
Fatmirësisht, sot, është një listë e gjatë e grave, të cila t’ia ngrisin kokën kombit shqiptar. Jam krenare për këtë, por unë do t’ia kushtoja këtë dedikim nënave dhe grave të thjeshta, të cilat, me mençurinë dhe urtësinë e tyre, kanë mbajtur familje dhe rritur bij e bija të denjë.
Sa premtuese, sipas jush, është gjenerata e fëmijëve, në ruajtjen e traditës kombëtare (etnokulturës tonë)?
Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë, në radhë të parë në ruajtjen e gjuhës, traditës, historisë dhe kulturës. Këto janë shtyllat që e mbajnë një komb të gjallë brez pas brezi. Kur ta kemi bërë këtë detyrë, ne, si prind, atëherë mund të shpresojmë që dhe fëmijët tanë, të lindur dhe rritur jashtë territorit të kombit shqiptar, do ta përçojnë këtë vazhdimësi në shekuj.
Në cilat segmente vlerësoni se gruaja shqiptare e diasporës ka nevojë të mbështetet nga shteti amë?
Mendoj që sot, më shumë se kurrë, kemi më shumë diasporë se popullsi brenda shteteve amë. Ka ardhur koha që shtetet amë ta shohin në mënyrë me serioze këtë dukuri. Forca e diasporës është e rëndësishme kudo, në çdo aspekt të jetës, ne vendet ku ajo jeton dhe punon. Unë nuk do ta shihja forcën e grave të ndarë nga ajo e burrave. Ku ka një grua, ka një nënë dhe bashkëshorte. Kjo forcë e madhe, që quhet familje, është bërthama e shoqërisë. Këtë lidhje, në radhë të parë, do ta shihja në të drejtën e votës në vendet përkatëse.
Nuk ka shqiptar, kudo që jeton, që nuk i dhimbset populli i vet, prandaj e drejta e votës do sillte një tjetër elektorat, i cili nuk bën kompromis me të keqen, por aspiron për drejtësi dhe një jetë më të mirë.
Kjo do të ndryshonte shumë gjëra, pasi lidhja ndërmjet popullsisë që jeton në troje dhe jashtë saj, është lidhje organike familjare, lidhje gjaku, por duhet të jetë dhe mentaliteti dhe riorganizimi, ndoshta dhe për diçka shumë të madhe: realizimin e ëndrrës së bashkimit kombëtar. /www.helveticalforum.ch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlatforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët