E jashtëzakonshme! Ja sa kilogramë humbi shqiptari brenda një viti (Foto)
![E jashtëzakonshme! Ja sa kilogramë humbi shqiptari brenda një viti (Foto)](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/05/2-86-e1463752546329-780x439.jpg)
Edonis Brezhnica është shqiptari nga qyteti i Mitrovicës, i cili kishte pasur probleme me mbipeshën qysh nga fëmijëria, mirëpo në një moment të caktuar kishte vendosur që kësaj dukurie t’i jep fund, dhe kishte filluar me transformimin e tij fizik, e që për një kohë të shkurtër i kishte befasuar familjarët dhe miqtë.
Ai për Telegrafin ka rrëfyer se si për shkak të mbipeshës nuk kishte mundur të bëj aktivitete sportive, dhe nuk kishte pasur mundësi të vraponte më shumë se 10 minuta pa u lodhur.
Veç kësaj, mbipesha kishte shkaktuar që ky të mos mundet të luaj as basketboll, sport të cilin e dashuron qysh nga fëmijëria.
“Fillimisht, në ditën e parë të palestrës kam peshuar 138 kilogramë, dhe padyshim që isha shqetësuar tej mase. Sidoqoftë, kjo më kishte motivuar të vazhdoj palestrën çdo ditë, dhe që nga atëherë nuk e kam ndërprerë.”
“Nga ajo ditë kam filluar t’i shmang brumërat, yndyrat dhe sheqerin”, ka rrëfyer Brezhnica, transmeton Telegrafi.
Rezultatet e para Edonisi i kishte vërejtur pas një muaji, ku i kishte humbur 13 kilogramë, ndërsa pas gjashtë muajve kishte peshuar 46 kilogramë më pak.
Çfarë ndikoi që ti të fillosh me transformimin e mahnitshëm fizik?
Fillimisht kam qenë skeptik për shkak të peshës së madhe, por dëshira që ta vazhdoj rrugën të cilën e kam nisur dhe humbja e kilogramëve të parë më kishte shtyrë të vazhdoj, dhe që nga atëherë e kam marrë këtë rrugëtim me seriozitetin më të madh që ekziston.
A keni pasur mbështetje nga familjarët dhe miqtë në fillim të rrugëtimit tuaj?
Mbështetja ka qenë e jashtëzakonshme, dhe fillimisht prej familjarëve të cilët janë kujdes për ushqimin tim që të përmbaj sa më pak kalori, pastaj prej kolegëve, stafit të palestrës, dhe po ashtu nga shoqëria që më kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme.
A mund të na tregosh për sfidat në të cilat ke hasur gjatë kësaj periudhe më shumë se njëvjeçare?
Fillimi i këtij misioni nuk ka qenë aspak i lehtë, e problemi kryesor kishte qenë te ushqimi, e veçanërisht për mua që isha mësuar të ha në masë të madhe, mirëpo motivi kishte qenë më i madh sesa dëshira për të ngrënë pa kontroll, më pas kisha filluar t’i kuptoja gjërat më hollësisht dhe dalë nga dalë sfidat po zvogëlohen.
A mund të na tregosh se çfarë ushqimi ke ngrënë për të humbur peshë dhe çfarë për të ndërtuar muskuj. Gjithashtu, cilave ushqime i jeni shmangur?
Kam konsumuar ushqime me pak kalori, dhe ushqimi i përgatitur në shtëpi është shumë më lehtë i kontrolluar, prandaj kam përdor mish të bardhë të pulës, peshk, vezë të ziera (kryesisht të bardhën e vezës), oriz, patate, thuajse të gjitha llojet e pemëve dhe perimeve (me përjashtim turshitë dhe bananet të cilat i kam konsumuar më rrallë), pastaj më vonë edhe mish të kuq të lopës, bukë të zezë me fara, fara të ndryshme etj.
D.m.th, prej fillimit e deri tani vazhdoj të konsumoj ushqim që ma mundëson t’i marrë vlerat maksimale ushqyese të cilat i nevojiten trupit.
Sa herë në javë shkon në palestër dhe çfarë ushtrime bëni?
Në fillim kam bërë ushtrime kardio me ritme të ngadalta, më pas kam vazhduar kardio me intervale derisa kam largu një pjesë të peshës së trupit.
Më pas, kur kam parë që kam filluar të kem forcë më të madhe, kardio ushtrimet më ishin bërë pjesë e rutinës, pasi që kisha filluar të ushtroja edhe me ngritje të peshave.
Çfarë mesazhi keni për të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin rrugën tënde?
Arsyeja pse kam vendos me bo këtë intervistë, është pikërisht kjo. Këshillat e shumë personave që këtë rrugë e kishin filluar para meje më kishin ndihmuar mua të filloj rrugëtimin tim, prandaj dëshiroj t’i ndaj eksperiencat e mia, me qëllim që të tjerët të përfitojnë nga unë dhe të nisin rrugëtimin e tyre.
Është e rëndësishme të ia caktoni vetës një qëllim dhe të mos dorëzoheni deri në fund.
Mos harroni, gjithçka është e mundur me angazhim dhe vendosshmëri.
Sipas juve, cilat janë ushtrimet më të mira për të humbur peshë dhe ndërtuar muskuj: Ushtrimet me peshë të trupit, apo ato me ngritje të peshave?
Trupi i çdo njërit dallon nga tjetri dhe është problem të përcaktohet se cili është ushtrimi adekuat për të humbur peshë. Unë nga përvoja ime mundem me thonë se me ushtrime kardio kam arritme humbë peshë, më pas për ruajtjen e masës muskulore (sepse dihet që vetëm me ushtrime kardio humbë edhe masa muskulore), kam filluar t’i kombinoj ushtrimet kardio me ngritje të peshave.
Sidoqoftë, pavarësisht ushtrimeve mendimi im është që rolin më të madh e luan ushqimi!
Për fund, çfarë ka ndikuar më së shumti që ti të ndihesh i motivuar gjatë tërë kësaj periudhe?
Hmm, njeriu ka shumë burime ku e gjen motivin, për mu fillimisht kanë qenë personat tjerë, mirëpo pastaj humbja e një kilogrami ka qenë shtysa më e madhe për me humbë tjetrin, e kështu me radhë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egjipti ka humbur titullin si vendi më i vizituar: Një destinacion që bën para përrallore nga turistët është në fron](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4534-1448251979-gettyimages-4564-1-780x439.jpg)
Egjipti ka humbur titullin si vendi më i vizituar: Një destinacion që bën para përrallore nga turistët është në fron
![Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/debate-780x439.png)
Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt
![Njihuni me pesë shenjat e horoskopit që tërbohen nga xhelozia!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Who-Are-The-Most-Jealous-Zodiac-Signs-In-Astrology-1-780x439.jpg)
Njihuni me pesë shenjat e horoskopit që tërbohen nga xhelozia!
![Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e30b0feb9926a4d0-780x439.jpeg)
Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”
![Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/98634_shutterstock-2472-780x439.jpg)
Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku
![Sa e njeh vërtet veten? Zbulo cilit tip personaliteti i përket!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/man-holding-mirror-750x350-1-780x439.jpg)
Sa e njeh vërtet veten? Zbulo cilit tip personaliteti i përket!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë