KRU Mitrovica njofton qytetarët se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, me qëllim përmirësimin e shërbimeve dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë.

Punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në:


  • Rr. Sami Gashi;
  • Rr. Melihate Rama;
  • Rr. Salih Çeku;
  • Fshati Broboniq;
  • Fshati Lipë;
  • Fshati Zhazhë;
  • Lagjja Kodra e Minatorëve.

Punimet në rrjetin e kanalizimit do të zhvillohen në:

  • Rr. Shpëtimi;
  • Rr. Isko Zajmi;
  • Rr. Bashkimi Kombëtar.

KRU Mitrovica informon se gjatë punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e përmendura.

Qytetarët kërkohen të tregojnë mirëkuptim për shkak të këtyre ndërhyrjeve që kanë për qëllim përmirësimin e shërbimeve. /Telegrafi/