LAJMI I FUNDIT:

“International Maarif Schools of Kosova” uron 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një video emocionuese

“International Maarif Schools of Kosova” uron 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një video emocionuese

“International Maarif Schools of Kosova” me anë të një video-mesazhi ka uruar 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Përveç pjesëve nga koha e luftës në Kosovë, në video janë shfaqur edhe pjesë nga pamjet e sukseseve të ndryshme të cilat i ka arritur Kosova, qoftë në sport apo në fushat tjera.

Në videon e publikuar në rrjetin social Facebook të shkollës së Fondacionit turk Maarif në Kosovë, theks i veçantë është vendosur në rëndësinë e atdheut.


Përveç pjesëve nga koha e luftës në Kosovë, në video janë shfaqur edhe pjesë nga pamjet e sukseseve të ndryshme të cilat i ka arritur Kosova qoftë në sport apo në fushat tjera.

“Ky projekt, i cili përmban pamje të luftës çlirimtare bashkë me dhimbjet e përjetuara e më pas përpjekjet e përbashkëta të pasluftës si dhe rezultatet e arritura, mori lëvdatat më të mira”, thuhet nga shkolla, duke treguar se ka sjellë emocione të veçanta në pjesën ku rikujtohet lufta e UÇK-së.

Në video është rikujtuar edhe simboli i luftës çlirimtare, Adem Jashari, ndërsa temë janë bërë të gjitha fushat që kanë sjellë emocione të ndryshme Kosovës.

Kosova pas shpalljes së pavarësisë është ngritur në këmbë dhe tani po vazhdon me vendosmëri rrugëtimin para, thuhet në deklaratën e shkollave të fondacionit Maarif, duke theksuar se “Krahas urimit për 11-vjetorin e Pavarësisë ndihemi krenarë për punën që e bëjmë për këtë shtet dhe për këta njerëz të mirë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori