LAJMI I FUNDIT:

Interi vazhdon pa fitore në Serie A (Video)

Interi vazhdon pa fitore në Serie A (Video)
FERRARA, ITALY - JANUARY 28: Pasquale Schiattarella of Spal competes for the ball with Marcelo Brozovic of FC Internazionale during the serie A match between Spal and FC Internazionale at Stadio Paolo Mazza on January 28, 2018 in Ferrara, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Interi ka quar në shtatë ndeshjet pa fitore në Serie A pasi kanë barazuar ndaj SPAL-it me rezultat 1-1, barazim ky i katërti radhazi.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi Interit, të cilët ishin për një nuancë më të mirë, por asnjëra skuadër nuk arriti të gjej rrugën e rrjetës.

Rasti më i mirë në këta 45 minuta ishte ai i Antonio Candreva (14′), por që goditja e tij u prit nga portieri Alex Meret.


Icardi assesi ta gjej golin qe disa ndeshje në Serie A (Getty Images)

Në pjesën e dytë, Nerazzurrët ngritën intensitetin e lojës dhe rastet dhe goli i epërsisë erdhi shumë shpejt.

Luhej minuta e 48-të e ndeshjes kur Joao Cancelo harkoi mirë në zonë dhe topi i u devijua gabimisht nga mbrojtësi Francesco Vicari, i cili shënoi autogol duke ia dhuruar epërsinë 1-0 Interit.

Momenti i autogilit të shënuar nga Vicari (Getty Images)

Pas këtij goli Interi u qetësua paksa dhe arriti të krijoj edhe raste tjera për gol me anë të Matias Vecinos, Marcelo Brozovicit dhe Mauro Icardit, por nuk arritën të dyfishojnë epërsisë dhe pranuan gol befasisht në minutën e 90-të me Alberto Paloschin që barazoi 1-1 dhe vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

(Getty Images)

Pas këtij barazimi, Interi renditet në pozitën e katërt me 44 pikë, po kaq sa ka edhe Lazio në të tretin, ndërsa SPAL renditet në vendin e 18-të me 17 pikë.

Në ndeshjen e radhës, zikaltrit luajnë në shtëpi ndaj Crotones, ndërsa SPAL-i udhëton te Cagliari. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6du1gn