Interi synon t'i kthehet fitores ndaj Chievos, formacionet zyrtare
Interi dhe Chievo kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.
Nerazzurrët janë nikoqir të Chievos në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Serie A, e cila zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 21:00.
Skuadra e Luciano Spalletti vjen në këtë ndeshje pas tri barazimeve radhazi dhe synon fitoren për të qenë sa më afër kualifikimit në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, mysafirët kanë disa gjiro që janë rënë matematikisht nga liga dhe do të luajnë pa ndonjë synim.
Spalletti ka vendosur t'i bëjë disa ndryshime, ndërsa trajneri i Chievos luan me formacionin më të mirë të mundshëm.
Inter: Handanovic; Cedric, Skriniar, Miranda, Asamoah; Vecino, Valero; Politano, Nainggolan, Perisic; Icardi;
Chievo: Semper; Tomovic, Cesar, Bani; Depaoli, Rigoni, Hetemaj, Leris; Vignato; Meggiorini, Grubac. /Telegrafi/






























