LAJMI I FUNDIT:

Interi synon pozitën e parë me fitore ndaj Bolognas, formacionet zyrtare

Interi synon pozitën e parë me fitore ndaj Bolognas, formacionet zyrtare

Bologna dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e mbetur të javës së 20-të në Serie A.

Nerazzurrët janë mysafir të Bolognas në takimin i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “Renato Dall’Ara” nga ora 20:15.

Ekipi i Simone Inzaghit është në formë të lartë me katër fitore radhazi në Serie A dhe synon të pestën për të rrëmbyer pozitën e parë të cilën e mban Milani me dy pikë epërsi dhe një ndeshje më shumë të zhvilluar.


Në anën tjetër, vendasit gjithashtu janë në formë pozitive, pasi kanë tri barazime dhe një fitore në katër ndeshjet e fundit, kështu qe synojnë rezultat pozitiv edhe nga ky takim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë nga disa ndryshime në formacionet titullare.

Bologna: Skorupski; Soumaoro, Medel, Theate; De Silvestri, Svanberg, Schouten, Soriano, Hickey; Arnautovic, Barrow

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro, Correa

/Telegrafi/