LAJMI I FUNDIT:

Interi siguron Rodriguezin

Interi siguron Rodriguezin

Skuadra e Interit duket se ka bërë një goditje të rëndësishme për afatin kalimtar verro që po vije. 

Zikaltërit kanë siguruar shërbimet e mbrojtësit zviceran Ricardo Rodriguez, i cili aktualisht është pjesë e Wolfsburgut.

Rodriguez është prej kohësh një objektiv i skuadrës zikaltër, e cila duket se më në fund kanë arritur t’i  sigurojë shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.


Ky lajm vjen nga mediat italiane, ku sipas të cilave mbrojtësi do të nënshkruajë një kontratë 5 vjeçare me Interin.

Edhe paga e tij pritet të jetë 3 milionë euro në sezon. /Telegrafi/