Radja Nainggolan është suspenduar nga Interi për një kohë të pacaktuar pasi belgu është shfaqur disa herë me vonesë në stërvitjet e skuadrës.

Kështu belgu do të mungojë në ndeshjen kundër Napolit në Serie A të mërkurën mbrëma.


Përveç këtij dëbimit, besohet se klubi zikaltër e ka gjobitur lojtarin me 100 mijë euro.

Radja Nainggolan Suso (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Por, sipas Gazzetta dello Sport, klubi është i zhgënjyer me lojtarin për të cilin gjatë verës paguan 38 milionë euro. Nicolo Zaniolo ishte pjesë e marrëveshjes dhe i riu italian për dallim nga Nainggolan ka befasuar për të mirë me paraqitjet e tij te Roma.

Gazeta besoj se në rast se vjen një ofertë e mirë gjatë janarit, atëherë klubi me bazë në Milano do ta konsideronte seriozisht mundësinë e shitjes.

Një nga opsionet e mundshme për ish-lojtarin e Cagliarit është Kina, Guangzhou Evergrande i Fabio Cannavaros.

30-vjeçari nga 11-të ndeshje këtë sezon në nëntë ishte titullar, por përkundër kësaj ka shënuar vetëm dy gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app