Interi mendon rikthimin e Strootmanit në Serie A

187:"Kevin Strootman of Marseille during the UEFA Europa League match between Lazio Rome and Marseille at Olimpico Stadium on November 8, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Dave Winter/Icon Sport) 10:"Icon Sport
Kevin Strootman u largua edicionin e kaluar nga Roma për ta vazhduar karrierën në Francë.
Mesfushori holandez ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me gjigantin francez Olympique Marseille.
Por javë më parë mediat franceze raportuan se futbollisti dëshiron largimin nga Franca në drejtim të Italisë ose të Anglisë.
29-vjeçari iu kishte vetëofruar Romës, por Giallorosët nuk kanë preferuar rikthimin e tij në Olimpico.
Kësisoj në garë për të është futur Inter që dëshiron transferimin e tij si zëvendësim të Radja Nainggolan.
La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Inter mund ta transferoj Strootmanin për një shumë rreth 18 milionë euro.
Kujtojmë që ish-anëtari i PSV Eindhoven ka një kontratë me klubin francez deri në verën e vitit 2023. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































