LAJMI I FUNDIT:

Interi konfirmon blerjen e talentit Tomas Palacios

Interi konfirmon blerjen e talentit Tomas Palacios

Interi ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e mbrojtësit argjentinas, Tomas Palacios nga Independiente Rivadavia.

Nerazzurrët kanë shfrytëzuar ditën e sotme (e shtunë) për të konfirmuar transferimin e fundit të afatit kalimtar veror.

Bëhet fjalë për mbrojtësin argjentinas, Tomas Palacios, i cili u zyrtarizua sot nga faqja zyrtare e Nerazzurrëve.


“FC Internazionale Milano mund të konfirmojë se Tiago Tomas Palacios i është bashkuar Nerazzurrëve nga Independiente Rivadavia”.

“Mbrojtësi argjentinas, i lindur në vitin 2003, ka nënshkruar për klubin në mënyrë të përhershme”, thuhet në njoftimin e Interit.

Palacios thuhet se ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Interit, ndërsa transferimi i tij ka kushtuar 6.5 milionë euro. /Telegrafi/