LAJMI I FUNDIT:

Interi futet në garë për Cuadradon

Interi futet në garë për Cuadradon

Inter po tenton ta bëjë një skuadër konkurruese për edicionin e ardhshëm.

Skuadra e Luciano Spallettit ka arritur të nënshkruajë me mbrojtësin Skriniar dhe mesfushorin Borja Valero.

Por përforcimet për Interin nuk kanë përfunduar, pasi ‘Neroazzurrët’ po tentojnë ta përforcojnë edhe më shumë skuadrën.


Emri i ri në listën e Interit është anësori i Juventusit, Juan Cuadrado.

Tuttomercato shkruan se Interi është duke bërë gati një ofertë rreth 30 milionë euro për Cuadradon.

29-vjeçari është duke u kërkuar edhe nga Arsenal, Milan dhe Paris Saint Germain. /Telegrafi/