Interi thuhet se ka arritur marrëveshje me Georginio Wijnaldumin nga Liverpooli.

Befasisht, mesfushori holandez do të kalojë në Giuseppe Meazza, e që ndoshta edhe tifozët janë paksa konfuz.


Sipas asaj që raporton SportMediaset, Wijnaldum do të jetë lojtarë i lirë në këtë verë pasi kontrata me The Reds i skadon në qershor.

gini wijnaldum jurgen klopp liverpool 2020 1i8mvd1mcskoz16ptesp1myn9f

Claudio Raimond ka thënë se holandezi dhe Nerazzurët tashmë kanë marrëveshje në parim me shumë shpejtë pritet të bëhet publike.

Wijnaldum do të kalojë si transferim i lirë, derisa paga e tij duket se do të jetë më e vogël se sa ajo te Liverpooli.

wijnaldum2

Duket se Antonio Conte e ka bindur holandezin që të kalojë në radhët e tij, mirëpo fillimisht duhet të shesë ndonjë nga lojtarët.

Kujtojmë se në garë për të ishin edhe Barcelona e Paris Saint-Germain, por Interi ka vepruar më konkretisht. /Telegrafi/

telegrafi sport app