Inter dhe Lazio në kërkim të gjysmëfinales në Kupën e Italisë, formacionet zyrtare

Inter dhe Lazio do ta zhvillojnë ndeshjen e fundit çerekfinale në Kupën e Italisë.
Dy skuadrat që këtë edicion po luftojnë për një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve kanë rastin e vetëm për të fituar trofe.
Si Inter ashtu edhe Lazio kanë mbetur mbrapa në garë për titullin e kampionit dhe synimi i tyre është Kupa e Italisë.
Kësisoj dy skuadrat do të zbresin në fushën e Giuzzeppe Meazza me të vetmin qëllim fitoren për ta prekur gjysmëfinalen.
Fituesi i këtij dueli do të përballet në gjysmëfinale me Milanin që ka eliminuar Napolin.
Formacionet Zyrtare:
Inter: Handanovic, D'Ambrosio, Skriniar, Miranda, Asamoah, Gagliardini, Brozovic, Valero, Politano, Icardi, Candreva.
Lazio: Strakosha, Wallace, Acerbi, Radu, Marusic, Savic, Leiva, Luis Alberto, Lulic, Correa, Imobbile. /Telegrafi/






















































