Imazhet satelitore kanë konfirmuar se një sulm ukrainas ka dëmtuar magazinat e municioneve në Krimenë e pushtuar më 4 janar, raportoi më 6 janar inteligjenca ushtarake e Ukrainës (HUR).
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Drejtoria e Komunikimeve Strategjike e Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftoi më 5 janar se forcat ukrainase kishin goditur një ditë më parë depot ruse të municioneve në Krime.
Dhe imazhi satelitor i shpërndarë nga HUR duket se tregon dëme në tri ndërtesa dhe dy objektiva të tjerë, për të cilët HUR tha se ishin sisteme radarësh ushtarakë rusë.
Lajmi ishte një nga një varg raportesh të fundit mbi goditjet e suksesshme kundër pozicioneve ruse në gadishull, me Ukrainën që synonte të prishte logjistikën ushtarake të Rusisë dhe të dobësonte mbrojtjen e saj jugore.
“Këto operacione janë shumë specifike, por nuk janë të ndara”, citohet të ketë thënë Andrii Chernyk, një përfaqësues i HUR, më 5 janar. “Ato janë pjesë e një plani të vetëm, një ideje të vetme”.
Forcat e Armatosura të Ukrainës raportuan gjithashtu një sulm të suksesshëm në një postë komanduese ruse pranë Sevastopolit më 4 janar.
Ndërkohë më shumë shpërthime u raportuan në Krime më 5 janar dhe autoritetet pushtuese ruse mbyllën trafikun në Urën e Krimesë.
Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi më vonë se mbrojtja ajrore rrëzoi katër raketa ukrainase pak pas mesnatës, më 6 janar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Aeroplani i American Airlines devijon nga udhëtimi i planifikuar, aterron në Romë për “shkaqe sigurie”

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

Votuesit gjermanë kanë dalë në numër më të madh krahasuar me vitin 2021

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë