LAJMI I FUNDIT:

Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri: Ende asnjë rast i konfirmuar me variantin Delta

Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri: Ende asnjë rast i konfirmuar me variantin Delta

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tha sot se ende nuk është konfirmuar asnjë rast me variantin Delta në Shqipëri.

Në një intervistë televizive, Fico theksoi se “situata në stinën e verës ka ulur vigjilencën. Tani që po flasim nuk kemi të identifikuar në ISHP një rast të tillë. Ka pasur mostra me sinjale të pazakonta, që janë grumbulluar për t’u dërguar në laboratorin e referencës në Gjermani”.

“Të gjithë variantet e reja të COVID-19 tregojnë një fytyrë të caktuar, e cila mund të jetë më e rrezikshme ose më pak e rrezikshme. Delta është 40-60% më i transmetueshëm si pasojë e një mutacioni në proteinën “Spike”, – tha Fico.


Sipas saj, një person i infektuar me Delta mund të infektojë 3-4 persona, ndërkohë që me variantet e tjera ishte 1-2 persona.

Kjo, vijon Fico, na bën të kuptojmë që personat që nuk janë vaksinuar, ose ata që kanë marrë një dozë, kanë një risk më të lartë se të tjerët për t’u infektuar .

Sa i përket qarkullimit të Deltës në Shqipëri, Fico u shpreh se “kemi artikuluar që prej javës së shkuar ose më përpara faktin që kemi sinjale të pazakonta në ISHP nga mostra, që vijnë dhe përpunohen tek ne. Është e rëndësishme ta themi këtë, sepse këtu është gjeneza e dyshimit të arsyeshëm”.

Drejtoresha e ISHP-së Fico tha se “sa i përket vaksinimit, sot që flasim kemi mbi 1 milion doza të aplikuara. Kjo na tregon se ka një ecuri shumë të mirë të vaksinimit në Shqipëri dhe si fushatë vaksinimi po shkon shumë mirë. Ne po bëjmë dhe ato që i kemi quajtur vaksinime në komunitet, përmes njësive lëvizëse. Do të kemi sërish ditë të hapura vaksinimi në vijim”.

E pyetur se a mund të shkojmë në një rimbyllje, Fico tha se “ne kemi marrë masa të moderuara. Kërkohet që ne të njohim situatën, në të cilën jemi, të vaksinohemi, të bëjmë me rregull dozat.Nuk dëshiroj të vlerësojmë situatën e një mbylljeje. Natyrisht që do të ketë një përballje me viruset në mes të vjeshtës dhe dimrit, por nuk besoj se do të pësojmë një amplitudë”./ATSH

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori