LAJMI I FUNDIT:

Instituti i Kosovës për Drejtësi: Disa gjyqtarë tregojnë qasje selektive dhe trajtim të pabarabartë të palëve

Instituti i Kosovës për Drejtësi: Disa gjyqtarë tregojnë qasje selektive dhe trajtim të pabarabartë të palëve

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, publikon raportin “Drejtësia Civile 2019”.

Ky raport është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejt të drejtësisë civile nga IKD gjatë vitit 2019, ku përfshihen 1,715 seanca gjyqësore të monitoruara nga IKD.

Përkundër garantimit të efikasitetit në letër, drejtësia civile vazhdon të jetë drejtësi e vonuar për qytetarët e Kosovës. Kushtetuta dhe ligjet kanë garantuar efikasitet dhe cilësi të drejtësisë civile për të gjitha kontestet juridiko-civile. Por, përballë kësaj, IKD gjatë monitorimit sistematik të drejtësisë civile gjen se këto garanci kanë mbetur në letër, dhe të pazbatuara në praktikë. Kjo pasi gjetjet e monitorimit të IKD-së tregojnë se procedurat gjyqësore civile zvarriten në pothuajse secilën fazë procedurale, që nga caktimi i seancës përgatitore, përgjigja në padi, shqyrtimi gjyqësor etj. Të gjitha këto shkelje në fund përbëjnë zvarritje e madhe të lëndëve civile, që në disa raste është edhe me dekada.


“Një ndër arsyet kryesore të kësaj zvarritje konsiderohet numri i madh i lëndëve civile me të cilat është i ngarkuar sistemi gjyqësor. Në kuptim të këtij fakti që pengon zhvillimin e gjykimeve brenda këtij afati të arsyeshëm, në drejtësinë civile në shkallë të parë që nga viti 2016 nuk ka pasur progres, pasi numri i lëndëve të pazgjidhura të cilat barten vit pas viti vazhdimisht është ngritur. Nga viti 2016 e deri në vitin 2018 njëjtë ka ndodhur edhe në Gjykatën e Apelit, por se ky trend negativ është ndalur në vitin 2019, kur Gjykata e Apelit është përforcuar me gjyqtarë, dhe numri i lëndëve të pazgjidhura që barten vit pas viti ka rënë, derisa ngarkesa me lëndë në Gjykatën Supreme përballon gjykimin e rasteve civile brenda një afati të arsyeshëm kohor. Sa i përket performancës së gjyqtarëve, IKD gjen se shprehur në mesatare, gjyqtarët e gjykatave themelore nuk kanë arritur të zgjidhin lëndë aq sa është e përcaktuar nga KGJK me anë të normës orientuese, derisa këtë normë e kanë arritur gjyqtarët e Gjykatës së Apelit. Por, nëse trajtojmë performancën e gjyqtarëve veç e veç, IKD gjenë se ka një disbalanc të theksuar të numrit të lëndëve të zgjidhura në mes të gjyqtarëve”, thuhet në komunikatën për media nga IKD.

Mes tjerash thuhet se përballë zvarritjeve të lëndëve civile dhe numrit të madh të lëndëve, IKD ka gjetur se ka raste kur gjyqtarët kanë përfunduar rastet brenda afateve ligjore, përkundër faktit se me ligj, të njëjtat raste nuk janë paraparë si lëndë me prioritet, duke treguar qasje selektive ndaj qytetarëve dhe trajtim të pabarabartë të palëve.

Gjetjet e IKD-së tregojnë se në mesatare të rasteve të monitoruara dhe analizuara, kohëzgjatja e trajtimit të rasteve civile vetëm në shkallë të parë është 1.513 ditë, derisa për trajtimin e një rasti civil nga gjykata e shkallës së dytë, kur edhe konsiderohet se ka përfunduar lënda, është 1,288 ditë. Shprehur në total, i bie se për të përfunduar një rast nga momenti i parashtrimit të padisë e deri në momentin kur vendimi gjyqësor merr formën e prerë, mesatarisht duhet të kalojnë 2.801 ditë, apo rreth 7 vite e 8 muaj.

Kjo kohëzgjatje llogaritet të jetë nëse rasti vendoset në mënyrë meritore nga Gjykata e Apelit, e cila situatë gjatë vitit 2019 nuk është shprehur në 2.386 raste civile të trajtuara nga Gjykata e Apelit, të cilat raste janë kthyer nga kjo gjykata në rigjykim/rivendosje, dhe rastet kanë filluar trajtimin përsëri nga fillimi.

Numri i rasteve të kthyera në rigjykim që nga viti 2016 e deri në vitin 2019 është rritur vit pas viti. Por, shprehur në përqindje në mes të numrit të lëndëve të zgjidhura në raport me numrin e lëndëve të kthyera në rigjykim/rivendosje, kjo përqindje ka zbritur nga viti 2016 e deri në vitin 2018, derisa IKD gjen se kjo përqindje është ngritur përsëri në vitin 2019.

Sa i përket rasteve karakteristike, IKD gjen se në sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës ka ende raste civile në të cilat padia është parashtruar në vitin 1997, por se e njëjta padi ende nuk ka marrë përgjigje definitive.

Po ashtu, IKD gjen raste kur lëndët civile janë zvarritur me dekada, për arsye se sistemi gjyqësor nuk ka arritur për vite të tëra që të qartësoj situatën nëse një rast është apo jo “çështje e gjykuar”. Për më tepër, IKD në këtë raport ka evidentuar edhe trajtim diametralisht të ndryshëm nga ana e Gjykatës së Apelit të rastit të kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili rast ishte trajtuar në procedurë përmbarimore dhe në procedurë penale nga kjo gjykatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori