LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 6° cloudy

Instituti GAP hedh poshtë aludimet e LDK-së për vlerësim jo korrekt lidhur me realizimin e premtimeve nga kryetari i Gjilanit

Instituti GAP hedh poshtë aludimet e LDK-së për vlerësim jo korrekt lidhur me realizimin e premtimeve nga kryetari i Gjilanit

Instituti GAP ditë më parë ka publikuar një raport mbi përmbushjen e premtimeve të kryetarëve të komunave të Kosovës, mirëpo, kryetari i Forumit të Rinisë dhe anëtari i Kuvendit Komunal, Gentrit Murseli e ka kritikuar raportin, duke cilësuar dezinformim të paprecedent që Komuna e Gjilanit ka bërë tek Instituti GAP.

Madje, Murseli ka kërkuar edhe rivlerësim të informatave që komuna u ka dërguar Institutit.

Në lidhje me këtë, Telegrafi ka adresuar pyetje në Institutin GAP dhe të njëjtit në bazë të përgjigjes së tyre kanë hedhur poshtë aludimet e LDK-së në Gjilan.


Në përgjigjen e Institutit theksohet se edhe LDK-ja si subjekti më i madh politik në Gjilan është kontaktuar lidhur me mundësinë e ofrimit të të dhënave, mirëpo të njëjtit nuk i janë përgjigjur emailave të institutit.

“Për saktësi dhe korrektësi, edhe LDK-ja, si subjekti më i madh politik në KK të Gjilanit, është kontaktuar dy herë radhazi lidhur me mundësinë e ofrimit të të dhënave dhe vlerësimeve të tyre për premtimet që kryetari ka shpalosur në fushatën zgjedhore. Por, në të dy herët, kur hulumtuesit tonë në terren kanë kontaktuar shefin e grupit të LDK-së në KK, i njëjti nuk i është përgjigjur emailave tonë”, thuhet në përgjigjen tyre.

Për më tepër, sipas Institutit GAP, në konferencën e LDK-së, janë shtrembëruar të dhënat e tyre për disa nga premtimet.

“Për më shumë, në konferencën e mbajtur nga LDK, janë shtrembëruar të dhënat tona për disa nga premtimet, sikurse është paraqitur si ‘i realizuar’ një premtim që ata e listojnë si ‘Fillimi i rinovimit të Palestrës ‘Bashkim Selishta’. Premtimi origjinal i listuar nga GAP është ‘Rehabilitimi i palestrës ‘Bashkim Selishta’, i cili në këtë fazë është vlerësuar nga ne si i ‘filluar’, dhe i njëjti duhet t’i kalojë edhe dy faza tjera dhe të kryhet në tërësi për t’u cilësuar si ‘i realizuar’ apo ‘i përmbushur’”, thonë nga Instituti, duke theksuar se një qasje e tillë e vë qëllimshëm në lajthitje opinionin dhe sipas tyre, duhet të evitohet si praktikë nga të gjitha partitë politike.

Tutje, Instituti thekson se nisur nga kompleksiteti i punës, sipas tyre, nuk përjashtohet mundësia për ndonjë gabim.

“Nisur nga ky kompleksitet i punës, nuk përjashtohet mundësia për ndonjë gabim, por assesi jo në përmasat siç ka aluduar LDK-ja në Gjilan”, thanë nga Instituti, duke theksuar se burimet prej nga merren janë të shumta, e jo vetëm nga kryetari i komunës.

Ata madje theksojnë se kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka kërkuar nga Instituti që të largohen katër premtime nga lista e monitorimit, me arsyetimin se nuk janë dhënë nga ai.

“Për më tepër, shihet qartazi që burimet prej nga merren të dhënat janë të shumta dhe jo vetëm nga kryetari i komunës. Kur jemi te kryetari i komunës në Gjilan, ky është viti i tretë që ai kërkon të largohen katër premtime nga lista e monitorimit me arsyetimin se nuk janë dhënë nga ai. Por, GAP e ka refuzuar këtë, ngase lista jonë e paraqitur në opinion është e bazuar në premtimet e kryetarit dhe jo në dëshira dhe përzgjedhje se cilat duhet mbeten e cilat jo”, thuhet në përgjigje.

Të njëjtit kanë thënë se vlerësimi dhe identifikimi i informatave është bërë në mënyrë të detajuar dhe voluminoze.

“Teknikat e hulumtimit që zbatohen në këtë rast përfshijnë intervistimin e udhëheqësve komunalë, duke përfshirë kryetarin, drejtorët, shefat e grupeve të asamblistëve në Kuvendin Komunal (KK), shefat e prokurimit dhe Zyrën për Informim. Përveç këtyre, kontaktohen dhe intervistohen akteret lokalë të shoqërisë civile, gazetarët dhe qytetarët. Pas kësaj, realizohen edhe vizita në terren për shumicën e projekteve që janë premtuar”, kanë thënë nga Instituti GAP për Telegrafin.

Nga Instituti kanë theksuar se kjo është vetëm pjesë operative e punës, ndërsa sipas tyre, përfshihet edhe pjesa narrative e saj.

“Kjo është pjesa operative e punës, ndërsa përfshihet edhe pjesa narrative e saj, që nënkupton se konsultohen dhe citohen raportet e punës, raportet financiare, raportet e auditimit, lajmet në mediat me besueshmëri, si dhe faqja zyrtare e komunës”, kanë thënë në përgjigje, duke theksuar se sipas tyre, nga kjo kuptohet që sasia e informatave që marrin është e madhe.

Dhe më pas, sipas tyre, fillon faza e konfirmimit të të dhënave dhe e vlerësimit të tyre nga ekipi, duke theksuar se Komuna e Gjilanit nuk ka qenë burimi i vetëm i informatave dhe të dhënave që Instituti i grumbullon gjatë fazës së hulumtimit lidhur me përmbushjen ose jo të premtimeve zgjedhore.

Gjithashtu, në përgjigjen e Institutit theksohet se nuk do të bëhet rivlerësim i raportit, ngase sipas tyre, asnjë e dhënë e paraqitur në opinion nuk i demanton të dhënat e tyre.

“Jo, ngase asnjë e dhënë e paraqitur në opinion nuk i demanton ose sfidon të dhënat tona.”Për sqarim, ka projekte që në vlerësimin e dikujt mund të konsiderohen jo të filluara, por në metodologjinë tonë janë të filluara”, thuhet tutje në përgjigje.

Sipas tyre, nëse është nënshkruar kontrata për asfaltim të rrugës, konsiderohet që ka një obligim kontraktual mes një subjekti juridik dhe një operatori ekonomik dhe si rrjedhojë, nga Instituti thonë se e marrin si premtim të filluar.

“Për shembull, nëse është nënshkruar kontrata për asfaltimin e rrugës, ne e konsiderojmë që ka një obligim kontraktual mes një subjekti juridik dhe një operatori ekonomik, dhe për rrjedhojë e marrim si premtim të filluar. Ngjashëm, në një rast kur një ministri, të themi MKRS, zotohet t’i ndajë miliona euro për bashkëfinancim të një projekti në një komunë, dhe të cilat mjete nuk mund të rialokohen pastaj për projekte tjera, dhe po ashtu ka pasur nisma nga komuna drejt konkretizimit të atij projekti, ne e vlerësojmë si projekt të filluar”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndryshe, në fund, GAP theksoi se do të bëjë një përditësim përmbyllës për këtë mandat vitin tjetër dhe aty do ta ftojnë edhe LDK-në.

“GAP do të bëjë një përditësim përmbyllës për këtë mandat vitin tjetër dhe aty ftojmë edhe LDK-në që të bashkëpunojë me hulumtuesit tonë dhe t’i paraqesë faktet para tyre, që më pas të konfirmohet saktësia e tyre nga ana jonë”, thuhet në përgjigjen e tyre. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori