Institucionet e Kosovës gjatë ditëve në vijim pritet t’i shpenzojnë edhe më shumë se 2.6 milionë euro për blerjen e 71 xhipave luksozë, si dhe të 15 veturave për udhëtarë. Po ashtu nga fillimi i këtij viti e deri më tash institucionet kanë marrë me qira edhe rreth 400 vetura tjera për të cilat do të paguajnë rreth 10 milionë euro, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Më shumë se 2.6 milionë euro do t’i shpenzojnë institucionet e vendit për blerjen e 71 xhipave luksozë për Policinë e Kosovës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe të 15 automjeteve për udhëtarë e ku për blerjen e këtyre kanë paraparë një buxhet prej rreth 2 milionë e 620 mijë eurosh.
Gjatë 60 muajve në vijim institucionet e vendit do të paguajnë rreth 10 milionë euro për rreth 400 automjete sa i kanë marrë me qira për nevoja të Qeverisë, të Kuvendit, por edhe të institucioneve të pavarura që funksionojnë në vendin tonë.
Po ashtu burime të gazetës “Zëri” brenda Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP), institucion ky i cili organizon prokurime të përbashkëta për të gjitha institucionet që financohen nga buxheti i Kosovës, thotë se çdo ditë e më shumë janë duke u rritur kërkesat e institucioneve për marrje me qira, por edhe për blerje të automjeteve të reja.
Në dosjen e tenderit të përgatitur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), e të cilën e ka siguruar gazeta “Zëri”, thuhet se kjo kontratë është e ndarë në pesë (5) pjesë (lote).
Përmes lotit të parë janë paraparë të blihen 15 automjete për udhëtarë e ku është paraparë një buxhet prej 300 mijë eurosh, për lotin e dytë janë paraparë të blihen 10 xhipa e ku është paraparë një buxhet prej 320 mijë eurosh, për lotin e tretë janë paraparë të blihen 4 xhipa e ku për blerjen e tyre janë paraparë 180 mijë euro, për Lotin e katërt janë paraparë të blihen 45 xhipa e ku janë paraparë 1 milion e 440 mijë euro, si dhe për lotin e pestë janë paraparë të blihen 12 xhipa e ku janë paraparë të shpenzohen 380 mijë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës