INSTAT ka publikuar një anketë të forcës së punës për vitin 2017, ku vlerësohet se arsyeja kryesore e largimit nga Shqipëria është mundësia për punësim.
Janë 84,0 për qind që janë përgjigjur se emigrojnë për shkak se ka mundësi punësimi, bashkimet familjare ose arsye të tjera që lidhen me familjen janë shkak për emigracionin në masën 4.6 për qind, ndërsa 3.6 për qind e të larguarve nga vendi janë për qëllime studimi.
INSTAT vëren se emigrimi ishte arsyeja kryesore për rënien e popullsisë në Shqipëri para vitit 2001 dhe në periudhën 2001-2011.
Disa qindra mijëra shqiptarë u larguan nga vendi një humbje që nuk u kompensua nga imigracioni dhe rritja natyrore. Ky emigrim masiv ishte shkaku kryesor i ndryshimit të popullsisë nga një rritje e lartë vjetore e popullsisë në periudhën e censeve 1979-1989 prej 2.0 për qind, me një rritje negative (- 0.3 për qind në vit) në periudhën pasuese të censeve 1989-2001.
Në terma absolutë, rritja e popullsisë prej pothuajse 600 mijë personave që u vëzhgua në periudhën midis censeve para vitit 1989 u shndërrua në një rënie prej më shumë se 100 mijë në atë pas vitit 1989.
Censi i vitit 2011 përfundimisht tregoi se emigrimi ishte faktori më i rëndësishëm në humbjen neto të popullsisë prej 269 mijë personave në periudhën 2001-2011, duke përbërë 8.8 për qind të popullsisë së vitit 2001. Sipas vlerësimeve indirekte të INSTAT-it, gjatë kësaj periudhe rreth 482 mijë shqiptarë u larguan nga vendi, një numër që u kompensua pjesërisht nga imigracioni dhe rritja natyrore.
Por një studim i muajve të fundit i Qendrës për Kërkime Sociale dhe Ekonomike për potencialet e emigrimit tregon për një tendencë të lartë ikjes nga vendi të familjeve më të ardhura të larta. Pavarësisht se dëshira për migrim vërehet tek të gjitha grupet shoqërore, ajo nuk është më një karakteristikë vetëm e grupeve të varfra të shoqërisë shqiptare. Vrojtimi i ndau të anketuarit në 10 grupe të mëdha, duke u bazuar në të ardhurat mujore ose vjetore të familjes së tyre . Të dhënat e anketës tregonin se migrimi potencial ishte më i lartë te familjet që e karakterizonin gjendjen financiare si “fare e pamjaftueshme”, e “pamjaftueshme”, shkruan ‘monitor’.
Anketimi i vitit 2018 gjeti se rreth 55% familjeve që kishin të ardhura ndërmjet 1000-1400 eurove, donin të iknin. Gjithashtu, në këto përmasa, planifikojnë të ikin edhe personat me paga 470 deri në 950 euro në muaj. Nga ana tjetër, shihet se më pak se 50% e personave me paga nën 370 euro planifikojnë të ikin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert